‘SPAK amnistoi edhe kontratën e korrupsionit, duhej të urdhëronte Ramën e Beqajn të kthenin paratë e vjedhura’

E mërkurë, 30 August 2023 13:57
Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha se kontrata e sterilizimit duhej të shpallej e pavlefshme për shkak të korrupsionit dhe konfliktit të interesit. Por Berisha tha se SPAK e amnistoi edhe këtë kontratë, edhe pse duhej të urdhëronte kthimin e parave të vjedhura.

 

“Në Kodin e Procedurës Administrative parashikohet se pavlefshmëria absolute e aktit, mund të nxirret nga ministri i linjës, ku aktualisht është zonja mëkatare Manastirliu, e cila  në kohën e koncesionit, ishte drejtore e QSUT, dhe i ka dhënë koncesionarit, pa qira, pajisje, ambiente, pa paguar drita, ujë, avullin, etj. Natyrisht përkundrejt shpërblimeve personale.

Person tjetër që mund të nxjerrë këtë akt të pavlefshëm është Këshilli i Ministrave. Por largqoftë se Edi Rama mund të ngrihet kundër interesave pasurore të Edi Ramës. Ndaj ai bëri të kundërtën, vrapoi për të mbrojtur vjedhjen e dytë të shekullit.
 
Personi tjetër që mund të nxjerrë këtë akt të pavlefshëm është ILDKPKI. Deri më sot, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë hap ligjor, pavarësisht se kontrata duhej shpallur menjëherë e pavlefshme.
 
Këtë nuk e ka bërë as SPAK, që amnistoi Ilir Beqajn, dhe vetvetiu amnistoi edhe kontratën e korrupsionit të Edi Ramës.

 

Çdo organ publik i ngarkuar me ligj ka detyrën absolute të konstatojë pavlefshmërinë e aktit kur bie në dijeni.

Neni 118 i Kodit të Procedurave Administrative parashikon se të gjitha pagesat, kontributet që janë tashmë paguar nga pala ose organi publik, duhet të kthehen. Masat e kthimit të pagesave dhe kontributeve, përcaktohet në aktin e anulimit.

Pra, duhej të ishte SKAP-i i partisë që të urdhëronte Edi Ramën dhe Ilir Beqajn, muratorin e tyre, të rikthenin paratë e vjedhura taksapaguesve shqiptarë.

Por natyrisht Edi Rama dhe Ilir Beqaj nuk mund të kthejnë kurrë qoftë dhe një qindarkë. Ata po bëjnë gjithçka që të vazhdojnë vjedhjen e tyre.

Janë qytetarët dhe vetëm qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë, ata që do u nxjerrin për hunde, paratë e vjedhura Edi Ramës dhe Beqës së tij,” tha Beqaj.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...