Vjosa Osmani: Fytyra e Aleksandër Vuçiçit fle ende mbi varreza masive

E mërkurë, 30 August 2023 14:03
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka bërë thirrje ndërkombëtarëve që të mendojnë për familjet e të pagjeturve nga lufta në Kosovë. Ajo i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtarë që t’i bëjë presion Serbisë që t’i hapë arkivat.


“I bëj thirrje të gjithë komunitetit ndërkombëtar, të gjithë aleatëve të Kosovës, do të thosha të gjithë aleatëve të të drejtave të njeriut, që të mendojnë pak për nënat, për motrat, për vëllezërit, për prindërit, për familjarët e atyre fëmijëve që ende janë në varrezat masive, në të cilat po fle Serbia edhe 25 vjet pas luftës”
, tha Osmani pasi bëri homazhe te Memoriali për të Pagjeturit në Prishtinë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Ajo tha se ata duhet të mendojnë për faktin që edhe 25 vjet pas luftës, në krye të Serbisë janë po ata që e shkaktuan zhdukjen me dhunë.
 
“Shpresojmë shumë që dialogu në Bruksel nuk do të jetë një proces nëpërmjet të cilit, Kosovës do t’i bëhet trysni, popullit të Kosovës do t’i bëhen padrejtësi, ndërkaq fytyra e Vuçiçit, një njeri i cili ende fle mbi varreza masive, do të vazhdojë të shpërlahet padrejtësisht”, tha Osmani.
 
 
Ajo shtoi se Serbia po vazhdon të bëjë shkelje flagrante të marrëveshjeve të arritura në Bruksel dhe në Ohër.

 

“Përkundër faktit që gjatë këtij viti u arrit një marrëveshje në Bruksel, dhe pastaj aneksi në Ohër, që ka krijuar obligim të qartë për Serbinë që t’i hapë të gjitha arkivat ku gjinden informatat lidhur me varrezat masive dhe vendndodhjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, përkundër kërkesës së Komisionit Qeveritar të bërë qysh në fillim të qershorit të këtij viti, drejtuar presidentit të Serbisë që t’i hapë të gjitha ato arkiva në përputhje me marrëveshjet, fatkeqësisht Serbia akoma vazhdon të bëjë shkelje flagrante të këtyre obligimeve e po ashtu do të thosha edhe vazhdon ta ripërsërit krimin e saj duke e fshehur vendndodhjen e personave të zhdukur”, tha Osmani.

Ajo shtoi se të zhdukurit në Kosovës janë plaga më e thellë dhe dhimbja më e madhe në Kosovë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...