‘Libri i zi i farsës elektorale të 14 majit’/ Berisha: Shqipëria dhe siguria e shqiptarëve varet nga krimi

E mërkurë, 06 September 2023 14:12
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar për faktet e farsës elektorale të 14 majit 2023, duke e quajtur ‘libri i zi’.
 

Berisha theksoi se sot më shumë se kurrë më parë, Shqipëria karakterizohet nga fenomene dukuri ndër më të zezat në historinë e saj.

Sipas Berishës, Shqipëria noton mbi krimin dhe se siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave e veprimtarisë e jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi.
 
Berisha: I nderuar zoti Meta, të nderuar zoti Bylykbashi, zoti Noka, zoti Boçi, zonja Albana Vokshi. Të nderuar të pranishëm zonja dhe zotërinj. Sot ne jemi këtu në një akt të veçantë në këto 32 vite.
 
Paraqesim para publikut shqiptar dhe atij ndërkombëtar ‘librin e zi’ kushtuar farsës elektorale të 14 majit 2023.

 

Pse libër i zi, Shqipëria sot karakterizohet nga fenomene dukuri ndër më të zezat në historinë e saj. E para dhe më e zeza është braktisja masive e këtij vendi. Mjafton të kujtoj këtu se këtë verë vendi pati dyndjen ndofta më të madhe turistike nga jashtë por 60% e shqiptarëve sipas statistikave më të besueshme nuk ishin në gjendje të pushonin 7 ditë kësaj vere.

E lidh këtë sepse një e zezë tjetër më e madhe që i detyron shqiptarët të largohen është skamja varfëria e frikshme, Shqipëria një vend në të cilin polarizimi rritet me shpejtësi më të madhe se në asnjë vend tjetër dhe 2 herë më të madhe se në vende të tjera.

Shqipëria të themi të vërtetën nqs lexon arkivin e krimit të këtij vendi, për fatin më të keq për tragjedinë më të madhe noton mbi krimin. Siguria e qytetarëve shqiptarë, e pronave e veprimtarisë e jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre, sot më shumë se kurrë varet dhe kontrollohet nga krimi.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...