Marc Crawford: Besoj se McGonigal do ti tregojë të gjitha për dosjen shqiptare

E mërkurë, 06 September 2023 21:08
Ish kreu i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Marc Crawford, aktualisht president nderi i këtij institucioni, duke folur në Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’, me moderatoren Armela Ferko në SYRI TV, është shprehur se ish-kreu i zyrës së kundërzbulimit në FBI-në e Nju Jorkut, Charles McGonigal do ti tregojë të gjitha.
 

‘Për të shkuar në Amerikë dhe për të korruptuar një agjent të FBI-së thjeshtë për një rival në Shqipëri, nuk përputhet. Korruptimi i një agjenti të FBI-së është një shkelje shumë e rëndë, kurse në Ballkan në lojën politike, ndodh përditë pothuajse këtu.

Unë e shikoj shumë shpesh që çdo anë të politikës, jo veç në Shqipëri, por edhe në bote, ata duan të rrethojnë dallaveret e tyre me flamurin amerikan, nëse kanë mundësi. Nëse ata mund të bëjnë këtë me lobimin, kjo nuk është shkelje tamam dhe kjo ndodh përditë.
 
Por ata lobues janë të regjistruar në Amerikë dhe dihet me kë kanë lidhje.
 
Për mua për të shkuar në një nivel më të thellë, për të korruptuar një agjent të FBI është një peshë më e thellë. Për pikëpamjen time është naftë që është e lidhur me Rusinë dhe pastrimin e naftës ruse.
 

Kjo është diçka që e shikojmë dhe para 2-3 ditësh kishte një ankesë nga Ukraina se po pastrohet shumë naftë ruse, duke shkuar në Indi dhe nga këtu në të gjithë Europën dhe ne e dimë që edhe importimi nga India është rritur shumë gjatë kësaj periudhe. Për mua ka shumë peshë dhe mundësi që ka një lidhje atje.

Nëse McGonigal ka thënë se është i fajshëm në Nju Jork, ai do të tregojë çdo gjë. Edhe nëse tregon çdo në Nju Jork do të thotë se do të tregojë çdo gjë edhe në Uashington. Për mua do të jetë e habitshme të thotë që jam i fajshëm në Nju Jork dhe nuk  jam i fajshëm në Uashington’, u shpreh Marc Crawford në SYRI TV.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...