“Dosja sekret 41”, Xhaçka strategjike, deti, bazat, një arrest për duar ministreshe

E Enjte, 07 September 2023 11:35

Çështja është jo sekret, emra ka shumë, Prokuroria dhe Qeveria lëkunden, paniku ka adresë.

E shkoqisim me ngadalë.

Artan Gaçi ish-deputet i larguar nga dyshime serioze për të shkuarën, tani biznes strategjik me leje të Edi Ramës dhe Olta Xhaçka janë tani dosje në Prokurori, me risk të lartë.

Ata thonë se kanë blerë 5500 m2 truall buzë detit dhe për këtë truall kanë aplikuar për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në KKT që drejtohet nga kryeministri Rama. Sipas ligjit, kryetari i Bashkisë Jorgo Goro, ka certifikuar faktin që kërkesa e strategjikes ministre është e mbështetur në ligj pasi prona është pa asnjë problem dhe është e ligjshme. Toka ndodhet në zonën më të lakmuar të Dhërmiut që quhet Perivolo.

 
 
Pretendohet se kjo pronë është përfituar me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) me ligjin nr 7501. Sipas ligjit 7501 ndahej vetëm tokë bujqësore dhe absolutisht tokë truall.  Ajo që është më e rëndë në këtë rast, është përfshirja e të gjithë rrjetit institucional hipotekë, bashki qeveri dhe Kryeministër. Pse e gjithë qeveria në këmbë?!?


Cili është shërbimi kaq i vyer i strategjikes Xhaçka, aq sa e ka mbrojtur edhe nga Kushtetuesja me lloj marifetesh juridike??? Mos ndoshta nafta në det?

Mos ka lidhje  me Shpiragun dhe dosjen 41???

Dosja sekret 41…që mëkatarët e dinë mirë, se çfarë është e çfarë ka.

Për juristët e SPAK të ofrojmë sadopak ndihmë, e tua lehtësojmë disi punën. Me vendimin nr 1174 datë 24.12.2020  botuar në Fletoren Zyrtare ditë e enjte 4 shkurt 2021, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar qartë mënyrën e regjistrimit të AMTP-së. Është shumë interesant fakti se si është regjistruar 5500 m2 tokë truall nga çifti Gaçi-Xhaçka, buzë detit, sidomos nga kjo e dyta, e cila jo vetëm ka pasur dijeni që dokumenti me të cilin ka blerë le të supozojmë ka blerë pronën, është fals, pasi ajo vetë  ka firmosur këtë VKM si anëtare e qeveriut. Në pikën 6.3 të kësaj VKM-je përcaktohet qartësisht( faqe 2289 e fletores zyrtare):

“Nëse rezulton se lloji i tokës së përfituar ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” apo “sipërfaqe ujore”, refuzohet regjistrimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi”.

Pra SPAK e ka shumë të lehtë të gjejë kush e regjistroi në kohë rekord këtë AMTP si firmosi kryetari i Bashkisë Himarë i cili e di shumë mirë që në Perivolo nuk ka tokë bujqësore. Dhe më e bukura, si ka mundësi që Krydardhari që ka një sekretariat teknik e që paguhet më milionat e taksapaguesve shqiptarë e mori të mirëqenë një paçavure të tillë?!?

Çifti Gaçi-Xhaçka ka shumë gjynahe me vjedhjet e tokave të shqiptarëve. Janë për tu mësuar nga hetimet shitja e bazës detare për të cilën me fakte Kolonel Artur Meçollari ka bërë kallëzime penale në SPAK dhe baza sot është në sekuestro preventive. Por nuk është më pak e rëndë kjo vepër penale. Si Ministre të Jashtme kemi hasur akuza të rënda publikisht për shpërdorim detyre. Si mund të jetë përfaqësuese në arenën ndërkombëtare një e shumëakuzuar për disa dosje të rënda???

A ndihet përgjegjës Kryeministri për këtë përballë shqiptarëve të paktën moralisht sepse dardhat dhe fiqtë e morëm vesh Xhaçka i ka ngrënë vetëm mbas krahëve të tij…Siç thotë ai…

*Marrë nga FB i autorit

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...