Senatorët amerikanë i shkruajnë Blinken: Serbia diskriminon shqiptarët

Tuesday, 12 September 2023 10:16
Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështjet Shqiptare në Senatin e SHBA, dy senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters i janë drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA, Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje.

 

Kështu ka njoftuar anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi, në faqen e tij të Facebook.

Ai ka paraqitur këtë letër me nënshkrimet e dy senatorëve.

Në letrën e tyre, senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të hapë temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.
 
“Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht – qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik”, shkruan Bislimi.
 

Në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia që në vitin 2013.

“Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasur aspak progres,” thuhet në letër.

Letra e senatorëve vjen pak muaj pas letrës së kongresmenëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken. 

ImageImage

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...