Manjani: Standardi i ndjekjes penale që imponon sot SPAK është më i ulëti, ky standard imponohet nga personat apo nga sistemi

Diel, 17 September 2023 14:39
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani është shprehur në një status në llogarinë e tij në faceboook se standardi i ndjekjes penale që imponon sot SPAK është më i ulëti.

 

Juristi ka shtuar pyetjen se  nëse ky standard imponohet nga personat apo nga sistemi.

 
Postimi:
 
Prap mendoj se tek sistemi është problemi.
 

Përtej debatit se sa të ndershëm e të paanshëm janë prokurorët e SPAK, ka vend për debat dhe ndryshim sistemi.

Insistoj për këtë. Standardi i ndjekjes penale që imponon sot SPAK është më i ulëti. Pyetja është ky standard imponohet nga personat apo nga sistemi?

Janë tre ndërhyrje të domosdoshme që duhen bërë në sistem:

1. Duhet kufizuar judidiksioni dhe kompentenca e SPAK. Kjo prokurori u krijua për korrupsionin në nivel të lartë dhe jo për çdo nivel. Gjithashtu u krijua për të luftuar krimin e organizuar në vend dhe jo çdo krim.

Zgjerimi i juridiksionit dhe kompentencës sjell mbingarkesë, për pasojë cilësi të ulët hetimore. Ky debat u injorua përgjatë miratimit të reformës.

2. Procedura penale është bërë si kullesë makaronash. Ndërhyrjet e shpeshta në të kanë krijuar gropa, pëmbysje të llogjikës, kronologjisë dhe ulje të standardit në ndjekje penale.

Duhet një procedurë e re, e shkruar mirë dhe me llogjikë harmonike.

Procedura është garancia, jo personat.

3. Prokurori i SPAK nuk mund të punojë nën presionin e mandatit.

Nuk mund të ketë prokuror të lirë, të pavarur e profesionalisht korrekt nëse duhet të performojë brenda një mandati. Mandatet kanë kuptim për të zgjedhurit dhe për drejtuesit e institucioneve, jo për profesionistët.

Mandati që i vihet një profesionisti është presion. Nga presioni prokurori ose do punojë shkel e shko për të bërë diçka brenda mandatit dhe për të kapur një punë tjetër në vijim, ose do ja varë fare deri sa të shterrojë afatin, sepse një punë e ka të garantuar gjithsesi.

Në të dyja rastet cilësia hetimore bie. Siç edhe ka ndodhur...

Kjo cilësi e rënë bie direkt mbi standardin e ndjekjes penale, që i intereson publikut.

Pastaj krimi nuk ka mandat. Pse duhet të ketë prokurori që heton krimin?!

Imagjinoni, prokurori lë në mes hetimin se i mbaron mandati. Ç'llogjikë është kjo?!

Ndaj them se prokurori i SPAK sduhet të ketë mandat kohor në detyrë. Ai duhet të shërbejë përjetësisht aty dhe është përgjegjës për cilësinë e hetimeve.

Drejtuesi i prokurorisë po, mund të ketë afat. Drejtimi i institucionit ndryshon, puna profesionale jo.

Dhe më në fund, e kam patur dhe e kam bindje këtë:

nuk mund të ketë gjykata të posaçme. Ka hetime të posaçme, ka edhe prokurorë të posaçëm, por gjykata është e përgjithshme e zakonshme e normale.

Para gjykatës janë të gjithë të barabartë. Por para gjykatave të posaçme barazia e palëve është "posaçme", dmth nuk është fare.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...