Kim Mehmeti: Albini do 'bie' nëse bëhet si ata që e kritikojnë!

Diel, 17 September 2023 17:15
Se për popujt e vegjël – pra edhe për ne shqiptarë – në masë të madhe vendosin qendrat ku vizatohen e korrigjohen hartat e shteteve të botës, këtë e dinë çdo budalla, e lë më të mençurit. Siç e dinë çdokush se mund të gjesh ‘miq’ të fortë e të pasur që do të ndihmojnë të mbrohesh nga armiqtë e madje edhe të ushqehesh, por se dinjitetin dhe nderin e vendit dhe popullit tënd duhet t’i mbrosh vet.
 

Dhe pa dyshim se Kryeministri i sotëm i Kosovës e dinë se nuk ka asgjë më të shtrenjtë se nderi kolektiv dhe idealet e një populli, siç nuk vuan nga mendësia politike serbe se ‘të gjithë janë kundër nesh’, por ai e ka kuptuar se vendi i tij sot përballet me betejën e brendshme që do vendosë nëse do mbetet në duart e hajdutëve bashkëpunues me ‘miqtë’ tanë perëndimor, apo do u kthehet pronarëve të saj të vërtetë; popullit dhe ‘idealistëve’ që e dinë se lirinë nuk e humb atëherë kur të robërojnë, por kur nderin dhe idealet t’i mbrojnë hajdutët.

Andaj edhe mund të thuhet se Kryeministri Kurti do ‘bie’ vetëm nëse bëhet si ata që e kritikojnë, vetëm nëse bëhet si ata që e duan, për shembull, realizimin e ‘Zajednicës’ thuajse më shumë se Vuçiqi.

Pra Kurti do ‘vdes’ politikisht ditën kur do bëhet si ata të cilët duan që kjo qeveri ta themelojë ‘Zajednicën’, duke e ditur se vetëm ashtu do mund të ‘harrohet’ se Kosovës atë ia sollën hajdutokratët e saj, burrështetasit e saj që ishin të zënë me zhvatjen e vendit dhe popullit dhe andaj nuk kishin kohë që t’i lexonin deri në fund marrëveshjet që i nënshkruanin.
 

Andaj pra Kurti më mirë e ka të tërhiqet nga politika, por duke e ruajtur nderin e vet dhe të popullit që përfaqëson, se sa ta hesht të vërtetën se me ‘Zajednicën’ bie Kosova, se me ‘Republika serpskën’ brenda saj, Kosovën – ashtu si sot Bosnjën – do e drejtojë Beogradi.

Dhe këtë jo se nuk e dinë opozitarët e Kosovës që duan ta bëjnë Albini si vetvetja, por ata nuk kanë rrugë tjetër përpos që dështimit të Kurtit t’i gëzohen po aq sa edhe realizimit të “Zajednicës’ së Vuçiqit. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...