‘New York Times’: Charles McGonigal projektoi një hetim të FBI-së për llogari politike të mikut Edi Rama

Saturday, 23 September 2023 12:24
Gazetat më të mëdha amerikane po i bëjnë jehonë faktit që ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, pranoi fajin për dosjen shqiptare.
 

Gazeta më e madhe ‘New York Times’ shkruan se McGonigal, ish-drejtor i kundërzbulimit i FBI-së në Nju Jork, është zyrtari më i lartë i byrosë që është akuzuar për korrupsion vitet e fundit.

Por pavarësisht se është shpallur fajtor për një akuzë, interesant është fakti se McGonigal ka pranuar se i ka kryer të gjitha veprimet për të cilat ishte akuzuar.
 
“Prokurorët e Uashingtonit ranë dakord të heqin tetë nga nëntë akuzat e ngritura fillimisht kundër tij në kohën e dënimit, shumica e të cilave kishte një dënim maksimal prej 20 vitesh burg. Por sipas marrëveshjes së zbuluar të premten, zotit McGonigal i kërkohej të pranonte se ai në fakt i kishte kryer veprimet më të gjera për të cilat ishte akuzuar- madje edhe ato për të cilat ai nuk u deklarua fajtor".
 
Mes akuzave që pranoi ai ishte edhe lidhja e ngushtë me kryeministrin shqiptar, Edi Rama.
 

“Ai projektoi një hetim të FBI për një lobist amerikan që punonte për një rival politik të kryeministrit shqiptar, Edi Rama, me të cilin zoti McGonigal kishte krijuar një miqësi. Hetimi nuk rezultoi në akuza. Gjykatësi caktoi dënimin e zotit McGonigal në çështjen e Uashingtonit për 16 shkurt të vitit 2024. Ai do të dënohet në Nju Jork më 14 dhjetor,” thekson gazeta më e madhe amerikane.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...