Edward P. Joseph: Kosovë-Serbi, a flitet më për dialog? SHBA nuk duhet ti flasë Vuçiçit në këtë gjuhë

Hënë, 25 September 2023 22:18
Profesori dhe studiuesi i njohur amerikan i çështjeve të Ballkanit, Edward P. Joseph, gjatë një interviste ekskluzive për Edicionin e Mbrëmjes ‘Ora 19’ në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, është shprehur se koha për dialog ka iku.
 

Gjatë intervistës së tij, Joseph u shpreh se SHBA nuk duhet ti flasin Serbisë dhe Vuçiçit me këtë gjuhë, duke e lutur që të bëhet mik i tyre.

‘Sipas mendimit tim, nuk duhet të flitet më për dialogun. Termi dialog nuk duhet të përdoret më sepse është zëvendësuar nga një marrëveshje e arritur nga kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç të nënshkruar në shkurt në Bruksel dhe në mars në Ohër, dhe që të gjithë duhet të flasin për këtë marrëveshje dhe jo për një dialog bosh.
 
Sipas SHBA-së dhe BE-së ka pasur një marrëveshje, por ne e dimë se presidenti Vuçiç atë ditë të marrëveshjes u tha se nuk do të zmbrapsej nga dispozitat kyçe të marrëveshjes, edhe pse kjo marrëveshje është detyruese. Edhe SHBA dhe BE janë shprehur se marrëveshja është detyruese.
 
Dinamika tani ka ndryshuar në 24 orët e fundit. Ne si mund të presim që kjo situatë krejt papritur të kthehet tashmë në një dialog nëse ka pasur ndonjëherë dialog, kur në fakt ka pasur një sulm të organizuar të Serbisë në territorin e Kosovës. Kjo ngjarje e ndryshon tërësisht kompleksin. Edhe SHBA dhe BE duhet të tregohen më seriozë.

 

Politika e SHBA në Ballkan duhet të shprehet më së miri në Beograd, e prandaj duhet të fokusohemi në këtë ambasadën në kryeqytetin serb.

Ngjarjet e majit kur serbët sulmuan brutalisht KFOR-in, ku dy ushtarë hungarezë kanë humbur këmbët, ishte një sulm brutal. Por në fakt SHBA e lavdëronte Vuçiçin, ambasada e SHBA në Beograd e lavdëronte Vuçiçin. Atëherë pse duhet të çuditemi, që dy javë më vonë policia serbe qartësisht nën komandën dhe dritën jeshile të drejtuesve të lartë të Beogradit, rrëmbeu tre policë të Kosovës dhe i mbajti për akuza të pabaza, siç u shpreh më vonë SHBA. SHBA dhe ambasadori Hill duhet ta kuptojnë se ka pasoja të këqija për ta, kur ata i flasin presidentit Vuçiç me këtë gjuhë, me këtë qëndrim, duke iu lutur të bëhet miku i SHBA’, - tha Edward P. Joseph.

Login to post comments

Lajmet e fundit

SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

Sociale

SIGAL UNIQA, 25 Vjet lider në treg/ Ponari: Gjithmonë një hap përpara të tjerëve

Kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve, SIGAL UNIQA Group Austria, kremton 25-vjetorin e themelimit të saj, ngjarje për të cilën u organizua një takim me stafet...

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Politikë

Mariela Shkurta: Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet!

Nga Mariela Shkurta:  Eshte fakt tashme! Veliajt nuk i mjaftojne me vetem te gjallet! Si me rastin e inceneratorit, ku pronare rezultojne edhe ata qe kane shkuar ne ate bote, edhe ne...

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Kronikë

Vdes Andreas Brehme, futbollisti që shënoi golin e fitores së Gjermanisë në finalen e Botërorit 1990

Gjermania e futbollit ka humbur një kampion bote.   Ka vdekur njeriu që ndihmoi të fitojë Kupën e Botës në finalen e vitit 1990 kundër Argjentinës në Romë, Andreas Brehme.  Kampioni i botës...