Kurti bën thirrje për ndëshkim ndërkombëtar të Serbisë: Nëse nuk ndodh, krimi mund të përsëritet

E Enjte, 28 September 2023 13:10
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje që faktori ndërkombëtar ta sanksionojë Serbinë pas sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit të dielën.

 

Siç thotë Kurti, nëse Serbia s’ndëshkohet, ajo mund ta përsërisë krimin.

Në një fjalim në Kuvend të enjten, Kurti ka thënë se sulmuesit e armatosur që ikën nga Banjska pa u arrestuar, duhet t’i dorëzohen organeve të rendit të Kosovës.
 
“Të dielën përjetuam një sulm agresor të bandave kriminale e terroriste të Serbisë, jo vetëm ndaj Policisë, por ndaj shtetit, rendit të Republikës sonë. Ishte ditë e rëndë për vendin tonë. Policisë do t’i mungojë një pjesëtar i përkushtuar i saj. Por vrasja e tij u kthye në angazhim të shtuar për t’i luftuar bandat terroriste dhe në fitore të betejës ndaj tyre. Terroristët ose janë vrarë, ose janë arrestuar, ose janë në ndjekje pasi ikën. Afrimi u vra në pritë gjatë natës. Në zbardhje të ditës, u pa që asnjë bandë nuk mund ta mposhtë policinë tonë. Sulmi i armatosur cenoi integritetin territorial, sovranitetin dhe sigurinë kombëtare. Sulmuesit që ikën duhet të ekstradohen, të dorëzohen në organet tona. Organizatat ‘Mbrojtja Civile’ dhe ‘Brigada Veriore’ duhet të shpallen terroriste edhe nga shtetet tona aleate, siç bëri Qeveria”, tha kryeministri Kurti.
 
“Për këtë akt, Serbia duhet të sanksionohet ndërkombëtarësisht. Nëse kalon e pandëshkuar, ajo do ta përsërisë krimin. Armatimi ushtarak që i kishin profesionistët serbë që sulmuan në Banjskë janë që të gjitha nga Serbia dhe të freskëta në kohë”, shtoi Kurti.
 

Kurti ka thënë se i gjithë armatimi i konfiskuar është i Serbisë dhe erdhi nga Serbia. Sipas tij, fajësimi i Serbisë është i pashmangshëm, edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë.

“Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake. Kjo nuk ka filluar të dielën e 24 shtatorit. Na i patën rrëmbyer edhe tre policë në Leposaviq. Kishim tri javë të barrikadave në dhjetor të vitit të kaluar. Sulmet në Zveçan që lan shumë të plagosur. E gjithë kjo tregon se kishim një kronikë të paralajmëruar për vrasjen e heroit tonë, Afrim Bunjakut”, ka thënë ai.

Kurti ka thënë se lufta ndaj krimit të Serbisë, do të triumfojë me fitoren e Kosovës.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...