Berisha: Ditën e aktit terrorist, Rama e ka paraqitur i pari në Nju Jork idenë që veriu të kontrollohet nga KFOR

Premte, 29 September 2023 14:58
Kryetari demokrat, Sali Berisha, bëri një denoncim të fortë sot, kur tha se në Nju Jork, në një takim informal, është hedhur ideja e kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR.
 

“Burimet nga Kombet e Bashkuara, bëjnë me dije se në sallat e kësaj selie, në një takim jopublik, dy kryeministrat, përveç atij të Serbisë, kanë paraqitur kërkesa që komunat me shumicë serbe në veriun e Kosovës, të vendosen nën kontrollin e KFOR-it, - deklaroi Berisha. 

"Pse del Edi Rama, thoni ju? Edi Rama del se me datën 24 shtator, në orën 11, sapo u mor vesh vrasja e policit në krye të detyrës, Edi Rama vrapoi me të madhe të kërkojë konferencën ndërkombëtare për Kosovën. Tezë kjo e diskutuar dhe sugjeruar edhe në këtë mbledhje. Kërkesë kjo e paraqitur direkt nga Aleksandër Vuçiç, kërkesë kjo e paraqitur nga terroristët e Listës Serbe, para Edi Ramës,” tha Berisha.

“Nuk përjashtoj që Edi Rama të jetë promotori i parë i projektit të ndarjes së Kosovës dhe ta ketë marrë direkt nga Aleksandër Vuçiç. 

Është zhvilluar një takim me katër sy në Beograd. Në atë takim me katër sy, ai projekt ka qenë çështje kryesore, sipas disa burimeve serioze.

Natyrisht nuk mund të mohoj që në mënyrë të gabuar, u përqafua nga një pjesë e udhëheqjes politike të Kosovës.

Ai projekt është i vdekur në mënyrë përfundimtare. Sikundër, më duhet ta them se edhe modeli i deritanishëm u ekzekutua në Banjskë.

Me këtë nuk dua të them dialogu, por modeli. Uroj që komuniteti ndërkombëtar, të realizojë se në ato komuna dhe atë pjesë të Kosovës, po zhvillohet një betejë midis Rusisë-Serbisë dhe botës së lirë, NATO-s.

Po zhvillohet një betejë për triumfin e rusomadhisë dhe serbomadhisë në rajon. Po përdoret një motiv siç është asociacioni për të bllokuar çdo gjë.

Banjska tregoi se çfarë nënkupton Aleksandër Vuçiç me asociacionin.

Unë e mirëkuptoj kërkesën për një hetim të plotë, por kam besim, se siç e keni vënë re ju, edhe KFOR, edhe EULEX kanë qenë në deklarata në linjë, kanë qenë të pranishme aty. Se Vuçiç thotë se nuk kanë qenë. Por EULEX u përgjigj se kanë qenë aty.

Kanë çdo fakt dhe dokument për të nxjerrë konkluzionet e duhura. Të mos ecet më si me policët-pengje që nuk dihet se ku u morën. Se nuk ecën më. 

Në këtë kontekst, pretendimi, insistimi për një Repubblika Srpska në Kosovë, për një asociacion ekstrakushtetues, që do të thotë shtet serb në Kosovë, do të ishte katastrofë për rajonin. Jo vetëm për Kosovën. Do ecnim drejt një konflikti të ri.

Dhe, akoma më i rrezikshëm qëndrimi i Edi Ramës, që për shkak të akteve që ndërmerr Vuçiçi, të kapitullojmë. 

Ç’e shtyn këtë që merr e dërgon draftin e asociacionit? Kryeministri i Kosovës është ky? Ky është një person i inkriminuar kokë e këmbë, që e pret ishulli Rikers me McGonigal,  që e presin ditën që ikën nga pushteti, të gjitha dosjet. Nuk do ketë kurrë amnisti për të. I din ai, ndaj përzihet në këtë mënyrë.

Thashë, ajo e Nju Jorkut është shumë e rëndë. Emri nuk e thotë, por del se ky ka folur i pari ditën e aktit terrorist,” theksoi kreu demokrat.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...