BIRN: PS kundër hetimit parlamentar të Ilir Beqjas për PPP-të në shëndetësi

Premte, 29 September 2023 20:25
Mazhoranca socialiste ka kundërshtuar të premten në Konferencën e Kryetarëve kërkesat e opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare për konçensionet në shëndetësi dhe për hetimin e rrjedhjes së të dhënave personale nga data-bazat shtetërore.
 

Nga Blerina Gjoka 

Kuvendi njoftoi se ‘nuk u arrit dakordësi dhe çështja i kaloi seancës plenare’.

Pas mbledhjes, kreu i Grupit Parlametar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, akuzoi mazhorancën se po cënon një të drejtë parlamentare të opozitës.
 
‘Mazhoranca nuk dha konsensusin për ngritjen e komisioneve hetimore. Justifikim për të fshehur një vullnet politik të mazhorancës, janë fyerje për çdo mendjen normale njerëzore’- tha ai në një dalje për mediat.

Sipas Bardhit, argumenti i PS-së kishte të bënte me formulimin e objektit, duke e konsideruar një hetim shumë të gjërë dhe të pamundur për 4 kontratat konçensionare.

‘Të katër kontratat lidhen me një çështje të vetme për ofrimin e shërbimit të qytetarëve’- argumentoi ai duke shtuar se objekti i hetimit është verifikimi i mënyrës se si janë dhënë dhe si janë zbatuar këto kontrata.

Kreu i grupit socialist, Bledi Çuçi, ishte i paarritshëm për koment.

Në kërkesën e firmosur nga 45 deputetë vihet në dukje se 4 kontratat publike në sektorin e shëndetësisë përllogariten në vlerën totale rreth 450 milionë USD, por nga auditimet e kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe hetimet e SPAK në dhënien e tyre ka pasur shkelje të akteve ligjore dhe nënligjore.

Ministria e Shëndetësisë ka dhënë 4 kontrata partneriteti publik-privat që nga viti 2015 der në 2019 dhe 3 prej tyre janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) për abuzim me fondet publike dhe shkelje ligjore.

Në gusht, Gjykata e Posaçme udhëroi disa arrestime për kontratën ‘për ofrimin e shërbimeve të integruara të furnizimit të setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale sterile’, ose siç njihet si ‘kontrata e sterilizimit’, i cili i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë rreth 7.9 miliardë lekë [76 milionë euro] deri në fund të vitit 2022.

Pas hetimeve 4-vjeçare ish.zv.ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj përfunduan në pranga për veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit, ndërsa gjykata kërkoi hetim edhe për ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrin e Financave, Shkëlqim Cani.

Hetimi parlametar konsiderohet si një e drejtë ligjore e pakicës parlamentare për të kontrolluar qeverisjen, por nuk është hera e parë që kërkesat për komisione hetimore kanë hasur kundërshtimin e mazhorancës.

Më parë PS ka rrëzuar kërkesat për hetimin e zbatimit të ligjit për investimet strategjike, zbardhjen e fluturimeve të kryeministrit Rama me avionin ‘charter', etj..

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...