Berisha: Raporti i OSBE përmbys zgjedhjet! Paratë, presionet dhe patronazhistët diktuan vullnetin e shqiptarëve

Hënë, 02 October 2023 20:36
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha duke folur për gazetarët jashtë parlamentit është shprehur se raporti i OSBE-së, i përmbys zgjedhjet e 14 majit.

 

Berisha theksoi se, ky raport konstaton kontrollin e votës dhe një votë e kontrolluar është votë e skllavëruar, votë e diktaturës.

Sipas Berishës, raporti i OSBE-së ‘tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, se aplikacioni Aktivisti dhe terroristët e kuq me petkun e patronazhistit, bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë’.
 
 
‘Raporti konstaton kontrollin e votës.
 

Vota e kontrolluar është vota e skllavëruar.

Vota e kontrolluar është vota e diktaturave.

Vota e kontrolluar është vota e regjimeve totalitare.

Ajo nuk është më votë e lirë.

Vota e kontrolluar, de facto është vota pothuaj e vdekur apo në vdekje klinike.

Raporti konstaton gjithashtu se për kontrollin e votës, u përdorën mjetet më të paligjshme, më antikushtetuese, më antiligjore.

U përdorën mjete, të cilat dhunuan Kodin Zgjedhor, Kushtetutën, standardet ndërkombëtare të zgjedhjeve të lira dhe Kodin e Venecias.

Dëshmon se makinerisë së frikës dhe presionit, i priu direkt kryeministri shqiptar me kërcënimet e tij banditeske ndaj kandidatëve, ndaj qytetarëve, në rast se do votonin për kandidatët e opozitës.

Tregon se zgjedhjet u kontrolluan nga administrata, se aplikacioni Aktivisti dhe terroristët e kuq me petkun e patronazhistit, bënë gjithçka për të diktuar vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Cilido që lexon me vëmendje këtë raport, gjen përqindje të cilat përmbysin zgjedhjet.

Cilido që lexon këtë raport, gjen se 14 maji ishte një farsë e vërtetë elektorale.

Ndaj dhe thirrja ime për shqiptarët, për 600 mijë idealistë shqiptarë, të cilët refuzuan me përçmim çdo formë kontrolli antiligjor ndaj vullnetit të tyre, të përgatitemi në protesta të qëndrueshme të fuqishme, për të larguar këtë pushtet, që qëndron i bazuar në raportin: vota shndërrohet në krim dhe krimi në votë.

Thirrja ime për të gjithë shqiptarët është: kurrë të mos përligjni një votë të vjedhur.

Vota e vjedhur apo vota me presion, apo vota e kontrolluar, nuk shpreh vullnetin tuaj, por shpreh vullnetin e atyre që u rrëmbejnë ju të drejtën e votës.

PD qëndron fuqishëm, e vendosur të udhëheqë shqiptarët drejt një përpjekje të madhe për të votuar të lirë si qytetarët e tjerë të rajonit dhe Europës’, tha kryetari i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës për gazetarët.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...