‘Nuk janë realizuar premtimet ekonomike’/ Rama flet, Scholz e shpërfill

Hënë, 16 October 2023 12:49
Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalimin e tij në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit me kritika. Përpara liderëve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor, kreu i qeverisë tha se ky proces ka 9 vite që ka nisur, mirëpo pavarësisht kësaj, ai thekson se shumë premtime nuk janë realizuar.
 

Rama vijoi fjalimin e tij duke thënë se kohët në të cilët po jetojmë janë vërtetë delikate me fronte luftë që janë nisur, e ndërsa kërcënime të tjera vijojnë në Ballkan, e për rrjedhojë, sipas tij, ajo që duhet bërë është bashkimi “në një çati” të përbashkët.

 

“Në 2014 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në Berlin shënuar një moment historik, gjatë këtyre 9 viteve kemi dëshmuar takime të panumërta dhe ne u bëmë pionierë të iniciativave tona, duke reflektuar për këto 9 vite kemi përftuar mjaft përvojë, duke mësuar që të biem dakord që nuk biem dakord, mendoj që futja e kësaj fryme kombinimi në frymën e rajonit është një arritje, por duhet të theksoj se premtimet ekonomike të Procesit të Berlinit, nuk janë realizuar plotësisht, demokracia pa infrastrukturë nuk funksionon”, tha Rama.

Ndërkohë, teksa Rama fliste, kancelari gjermane, Olaf Scholz u duk i shpërqendruar.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...