Berisha: Rama ka vendosur bashkëkryetar në komisionin e reformës zgjedhore, atë që e ka blerë me lecka

E mërkurë, 18 October 2023 19:26

Kryedemokrati Sali Berisha është ndalur te reforma zgjedhore, ku sipas tij Rama ka vendosur që PD të ketë bashkëkryetar të komisionit atë që ai e ka blerë me lecka, Enkelejd Alibeaj.

Berisha theksoi se jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijërave qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament.

Berisha: Procesi i bashkimit të deputetëve, ne nuk e injorojmë, ishim të ndarë ç’është e vërteta, u përballe me një ndërhyrje brutale nga ana e qeverisë. Së pari përpjekja për të caktuar kryetarin e grupit parlamentar sigurisht ka gjetur pengun e vet, pengBashën dhe me të bën të gjitha skemat. Këto qëndrime janë shoqëruar nga përjashtimi i opozitës në tërësi, me ndonjë rast të veçantë, të rrallë, nga çdo lloj përfaqësimi, dhe përfaqësimi i qeverisë me ndonjë përjashtim nga të gjitha rastet, nga pseudo opozitar dhe përfaqësues të vet.
 
Në këtë proces qëndrimet armiqësore ndaj opozitës shqiptare, kulmuan me vendimin e Edi Ramës për ti caktuar opozitës bashkëkryetarin e saj në Komisionin Zgjedhor të parlamentit, gjë e cila nuk ka ndodhur kurrë në tërë historinë 32 vjeçare të parlamentit. Pra 43 deputetë të PD-së vendosin që bashkëkryetari ynë në komision të jetë Oerd Bylykbashi, njeriu që me njohuritë më të thella në të drejtën elektorale, me një eksperiencë të gjatë në këtë komision, por edhe e vërteta është edhe në OSBE e institucione të tjera. Kurrë ndonjëherë nuk ka ndodhur dhe nuk mund të imagjinohet që bashkëkryetarin as pozita as opozita ti caktojnë njëri tjetrit.
 

Pasi u caktua bashkëkryetari i opozitës, parlamenti me urdhër të Edi Ramës, votoi në vend të Oerd Bylykbashit, Enkelejd Alibeajn. Pra sipas Edi Ramës ne do të kemi bashkëkryetar në komisionin të reformës zgjedhore, atë që do ai, të cilin e ka blerë me lecka dhe jo atë që propozojnë me firma 43 deputetë të opozitës.

Pra siç e shikoni, jemi në kushtet kur qeveria shkelmon dhe shpërfill votën e qindra mijërave qytetarëve që votuan kundër saj dhe nuk pranon të ketë një opozitë të vërtetë e cila ka një mbështetje dhe i përfaqëson ata në parlament.

Këto janë zhvillime absolutisht jo të paparashikueshme.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...