‘Opozita që pranon të shtypet, e meriton shtypjen’/ Berisha: Të enjten nisim qëndresën për të mos e ndalur më!

E mërkurë, 18 October 2023 23:09

Kryedemokrati Sali Berisha njoftoi se të enjten opozita e bashkuar do të nisë qëndresën parlamentare për të mos e ndalur më.

Gjatë takimit me strukturat e qarkut të Tiranës, Berisha theksoi se ‘një opozitë që pranon të shtypet, e meriton shtypjen’.

Berisha: Ua thashë që në fillim, asgjë të re nuk do them. Por problemi është se ne të gjitha këto i kemi përcjellë, sigurisht me dhimbje të madhe, por jo me reagimin e duhur.
 
Ne jemi sjellë, ta themi të vërtetën, si opozitë e topitur. Edi Rama është në pushtet, i bën të gjitha këto dhe mund të bëjë gjithçka tjetër, vetëm për shkak tonë.
 
Po! Sepse atë ligji nuk e lejon, sepse atë Kushtetuta nuk e lejon, sepse atë normat e qeverisjes të një vendi demokratik nuk e lejojnë kurrë. Kurse ai, duke parë të gjitha këto, ai mori guximin, kaloi nga akti në akt dhe tha se këtyre ua caktoj, do kenë Enkelejdin se atë dua unë përfaqësues.
 

Koha e një qëndrimi të tillë të opozitës merr fund.

Duhet t’i japim fund, miqtë e mi. Një opozitë që pranon të shtypet, e meriton shtypjen.

A mund të ishim ngritur më parë? Po, por proceset ishin të tilla, nuk mund t’i injorojmë. Se tani kanë dalë të qarta të gjitha operacionet që ai ka bërë me paratë e taksapaguesve shqiptarë kundër opozitës. Të gjitha kurthet ndërkombëtarë që ka organizuar kundër saj. Të gjitha proceset gjyqësore që ka organizuar kundër saj. Të gjitha dhunimet elektorale që ai ka bërë.

Dhe në këtë rast, unë dua t’u informoj ju dhe të gjithë demokratët se qëndresa do të fillojë nga parlamenti.

43 deputetët e PD nisin ditën e enjte, qëndresën e tyre në parlament.

Nuk ka më nënshtrime dhe poshtërime nga një horr, nga një kriminel, nga një njeri i cili nuk ka asnjë parim, nga një njeri që është i gatshëm të shesë dhe blejë gjithçka për pushtetin e tij.

Ndaj dhe ne do e nisim vetë betejën në parlament për të mos e ndalur më gjer në rivendosjen e të drejtës së votës së lirë të shqiptarëve.

Nuk është betejë e lehtë, por është absolutisht e fitueshme.

Modifikuar më E mërkurë, 18 October 2023 23:12

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...