Balliu: Këtu ka tendencë për ngritjen e një diktature të mirfilltë

Premte, 20 October 2023 18:57

Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu, i ftuar në 'Edicionin e Pasdites' në Syri Tv  u shpreh se qeverisë nuk i takon të nderhyjë në të drejtat kushtetuese të opozitës, teksa shtoi se në Shqipëri  ka një tendencë për ngritjen e një diktature të mirfilltë.

Ç’i duhet  Çuçit, ç'i duhet burrit të ish gruas së Ramës, se kë zgjedh opozita për përfaqsues të vet? Ç’punë ka ai të flasë në këte mes?

 

Që këtu kuptojmë se çfarë çmendurie po përjeton vendi ynë.

Ai nuk ka asnjë punë me këtë vendim. Ç’është kjo qeveri që ndërhyn në të drejtat kushtetuese të opozitës? Ato janë çështje në dorë të opozitës.

Pra këtu u hoqën te drejtat e Komisioneve Hetimore, këtu i hiqet e drejta opozitës të vendosë përfaqsuesin e vet në komisione të caktuara siç është ai për zgjedhjet.

Këtu i hiqet e drejta opozitës të caktojë grupin e vet parlamentar apo kryetarin e grupit parlamentar.

Në këto kondita nuk ka më demokraci dhe nuk ka më parlamentarizëm.

Atëherë është opozita ajo që është e detyruar të ndërmarrë hapa in-ekstremis për të rikthyer vendin në shinat e demokracisë, për të patur Parlament.

Parlamenti duhet të hedhë dritë për ligjet që kalohen aty, duhet të hedhë dritë mbi proceset politike që kalohen. Kurse qeveria, çfarë bën?? I fik dritat Parlamentit. Domethënë këtu jemi në absurditet.

Por,  ç'është kjo qeveri që me një të rënë të lapsit, me ca letra që ato deputetë as dinë se çfarë firmosin, përjashtokan 27 deputetë të opozitës?!

Pra, që këtu qartazi prlamentarizmi ka vdekur!  Dhe ne duhet të kuptojmë qartë se këtu ka një tendencë për ngritjen e një diktature të mirfilltë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...