Kathimerini citon deklaratën e Berishës në SYRI TV: Arrestimi i Fredi Belerit u inskenua nga SPAK

E mërkurë, 25 October 2023 10:52

Gazeta e njohur greke, Kathimerini, i ka bërë jehonë deklaratave të kreut të opozitës, Sali Berisha në SYRI TV për çështjen e Fredi Belerit.

Gazeta shkruan se Berisha është shprehur se arrestimi i Belerit dhe gjykimi i tij i mëpasshëm janë inskenuar nga policia dhe Prokuroria Speciale.

 

Përveç kësaj, Berisha la të kuptohej se pas çështjes qëndronte Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë.

Berisha tha se kjo gjë e çoi Shqipërinë në një konfrontim me fqinjët tanë.

Në intervistën për SYRI TV, Berisha tha ndër të tejra se personi i përdorur nga policia për rastin e Belerit është paguar rreth 7 mijë euro nga fondet sekrete të policisë.
 

“Ky person quhet Arsen Rama,” tha Berisha, duke i cilësuar si skandaloze veprimet e policisë.

Berisha tha se drejtori i Policisë së Vlorës dhe kreu i Departamentit të Hetimit Kriminal në Policinë e Shtetit kanë vepruar në kundërshtim me ligjin dhe qarkoren e Ministrisë së Brendshme për menaxhimin e fondeve sekrete.

Për pasojë, Berisha tha se këto parregullsi e bëjnë të pavlefshme dëshminë e Arsen Ramës në gjykatë.

Kujtojmë se Greqia ka shprehur vullnetin për të bllokuar disa nga fondet e para-anëtarësimit të BE-së për Shqipërinë, ndërsa nuk mungojnë sugjerimet për masa më të ashpra.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...