‘Prokurorët nuk njohin Kushtetutën’, Topalli: Sulm politik ndaj kreut të opozitës

E mërkurë, 25 October 2023 16:03

Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli në një dalje për mediat ka komentuar situatën pas akuzave skandaloze ndaj kreut të PD Berisha lidhur me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Topalli u shpreh se ky është një sulm ndaj kreut të opozitës, ndërsa u shpreh se po diskutohen variantet për përgjigjen e opozitës ndaj këtij rasti.

Sipas saj është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me “republikën e prokurorëve” që sipas saj nuk njohin Kushtetutën.
 
“Po i bëjnë sulm politik kreut të opozitës. Kjo është çështje e opozitës, jo e zotit Berisha. Nuk pranohet lehtë. Ka shumë variante, të gjitha po diskutohen. Në historinë e pluralizmit shqiptar nuk do gjeni një vështirësi kaq të madhe që i bëhet opozitës aq sa PD në Shqipëri. Tentojnë ta blejnë ta asgjësojnë ose t’i godasin kryetarin.
 

Kjo forcë politike gjithmonë ka gjetur kurajën për t’i qëndruar besimeve të saj. E vërteta është që kur ishte 21-shi dhe Lulzim Basha donte ta përjashtonte Berishën, dy deputetë dolën në krah të tij, Flamur Noka, Paloka dhe Tritan Shehu. Të tjerët erdhën më vonë, Politika mbijeton mbi frikën. Sulmohet më i forti për të ngjallur frikë tek të tjerët.


Situata është shumë e komplikuar, kjo është betejë politike, e vështirë por e rëndësishme. Është e paprecedentë që republika parlamentare të zëvendësohet me republikën e prokurorëve që nuk njohin Kushtetutën e vendit”, u shpreh ajo.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...