Berisha: Beteja është në të gjitha format, opozita do vijojë aksionin e saj

E mërkurë, 25 October 2023 16:58

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka folur për mediat pas mbledhjes së Kryesisë sot duke u shprehur se opozita do të vijojë aksionin e saj në Parlament ashtu si seancën e fundit plenare.

Ai u shpreh se do ketë çdo formë beteje kundër qeverisë, duke mos përjashtuar as protestat, edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme.

 

“Kjo betejë nuk kishte të bënte asgjë me zhvillimet e mëvonshme, por ato nuk ishin të paparashikuara. Edi Rama kur pa deputetët në vendosmëri absolute të qëndrojnë për të drejtat që ai shkelmon, mendoi se duke hapur një proces antidemokratik do na dekurajonte, por e vërteta është se doli e kundërta. Beteja do vazhdojë.

Kjo është një betejë kundër diktaturës së instaluar të bazuar në drogë, krim e asgjësimin e opozitës. Opozita ndodhet para de facto asgjësimit të saj nëse vazhdon kështu. Ditën e enjte deputetët të betuar se nisin betejën pa kthim shënon kthesë në qëndresën tonë për rivendosjen e pluralizmit në vend.
 
 

Çdo formë beteje do ketë. Ju garantoj. Do jetë në çdo formë proteste. Edi Rama nuk pranon opozitë tjetër veç asaj që kontrollon. Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin tonë si opozitë, nuk pranojmë të jemi opozitë fiktive”, u shpreh ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...