Analisti Fatos Lubonja i ftuar në News24, foli për akuzat e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen “Partizani”.
Lubonja u shpreh se gjykata është duke vepruar me dy standarde dhe se po merr vendime politike. Më tej ai shtoi se mesazhi i marrë nga kjo është se ‘po dole kundër, mazhoranca të lëshon SPAK-un dhe të kap’.
“Debati bëhet nëse kufizim lirie dhe heqje lirie është e njëjta gjë. Kjo është si në kohën e Enver Hoxhës, ku të internonin, ose të çonin në burg. Gjykatësja ka shkelur ligjin e Kushtetutës, pyetja që ngrihet është ‘ç’nevojë kishin ta bënin këtë punë pa Parlament, se dhe atë e kanë në dorë?’.
Unë nuk them që këtu s’ka gjëra të vërteta, por ky rast është minimal në krahasim me skandalet që po bëhen sot. Siç është historia e inceneratorëve. Kemi të bëjmë me një drejtësi jo të pavarur por të instrumentalizuar nga mazhoranca. Mesazhi që marrim është se po dole kundër, do të lëshojmë SPAK-un dhe do të kapim. A është SPAK me të njëjtën peshore kur gjykon këtë rast dhe çështjen e inceneratorëve? Jo! Tani po merret me vendime politike.”, u shpreh analisti Lubonja.









