Berisha: Pronarit të fabrikës i janë gjetur mesazhet me Veliajn, po merret Balla me zhdukjen e tyre! SKAP, qendër manipulimi të pashembullt

Premte, 27 October 2023 16:20

Nga konferenca për shtyp e Kryetarit të PD, Sali Berisha, mbajtur sot në selinë e PD-së.

Berisha: Absolutisht asnjë tërheqje nuk do të ketë... Meqë jemi këtu, në aktpadinë e dytë kundër Arben Ahmetajt, për fabrikën e miellit, çfarë po ndodh?!

 
 
Në kontrollin që i është bërë korrespondencës së pronarit të ri të fabrikës së bukës, i janë gjetur një seri mesazhesh që Erion Veliaj i dërgon këtij zotërisë duke i thënë që këto para dërgoji në filan vend, këto të tjerat dërgoji në X vend.

Taulant Balla personalisht po merret me zhdukjen e këtyre mesazheve. Ua them me përgjegjësi të plotë. Kështu që SKAP-i është një qendër manipulimi të pashembullt.
 
Por prapë kjo nuk do na pengojë ne, sikundër nuk na pengoi denoncimi në këtë rast i këtij akti, të denoncojmë çdo akt. Sepse në një anë është SKAP-i, në anën tjetër është publiku.
 

SKAP-i nuk vepron se nuk e kontrollon Edi Rama, por të paktën publiku të gjykojë.

Ka rast më të shëmtuar dhe klasik, Pëllumb Gjoka, porositës vrasjesh... Pëllumb Gjokës, informohem, nuk i janë sekuestruar investimet strategjike, por vetëm pronë familjare, se investimin strategjik e ka me Edi Ramën. Si mund të shpjegohet kjo?

Pra, nuk ka asnjë lloj hezitimi. Ne jemi tani në betejën pa kthim. Unë e kam sulmuar qeverinë më shumë se kurrë këtë javë. Nëse unë them se ky është procesi politik i shekullit, ky është sulm ndaj qeverisë, jo mbrojtje ndaj meje. Kam zbërthyer para jush një mashtrim të turpshëm monstruoz.

E dini ju se në atë kallëzim penal rreshtohen nja 18 akuza, që ët gjitha absolutisht mashtrim dhe false. Dhe unë i kam rrëzuar këtu para jush. Unë kam faktuar se çfarë karakteri ka regjimi i Edi Ramës dhe i drejtësisë.

Të hetosh 3 vjet rresht, të mos thërrasësh kurrë ata që akuzon, të përfundosh pa gjetur asnjë provë dhe t’i dërgosh si masa sigurie për persona në hetim, këtë e bën vetëm Edi Rama me mercenarët e tij, nuk mund ta bëjë njeri kurrë.

A e patë atë enveristen dje? Ç’ishte ajo mo? Ajo mirë e boll që nuk kishte nxjerrë Enver Hoxhën në shtrat, por kishte nxjerrë Edi Ramën. Këtë gabim nuk e kishte bërë se do quhej nekrofili."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...