Lideri i opozitës, Berisha: Kjo ishte një formë e mosbindjes civile dhe një grevë e përkohshme

E Enjte, 02 November 2023 12:36

Deklaratë e Kryetarit të PD, Sali Berisha, në dalje të Kuvendit, pas protestës me tymuese të opozitës në seancë për të drejtat e e saj kushtetuese, të rrënuara qëllimisht nga mazhoranca.

"Ju patë sot reagimin me forma civile të mosbindjes civile dhe një grevë të përkohshme, - u tha Berisha, mediave. - Protesta është grevë, grevë-protestë në parlament nga deputetët e opozitës me kërkesën e prerë të rikthimit të të drejtave të tyre kushtetuese.

 
 

Ne, po e përsëris edhe njëherë, jemi opozita e të drejtave të mohuara si kurrë ndonjëherë në 32 vite. Edi Rama i ka mohuar opozitës kërkesën kushtetuese të firmosur me 35 firma deputetësh për ngritjen e 8 komisioneve hetimore parlamentare.

Kjo kërkesë nuk është në vullnetin e pseudomazhorancës. Kjo kërkesë diktohet nga Kushtetuta si detyrim për ngritjen e komisioneve sapo të mblidhen 35 firma apo të firmosë një e katërta e parlamentit. Kjo kërkesë nuk mund të mohohet kurrë.

 
 

Kjo kërkesë mohohet sepse ne epiqendër të këtij hetimi, pa diskutim do vendoset edhe Edi Rama. Nuk mund të pranojë Edi Rama kërkesën për zbatimin e ligjit të konfliktit të interesit, sepse anëtari i familjes së tij, thjeshtra, e cila në çdo kod është anëtar familje, vazhdon prej 7 vitesh të marrë tendera nga sektori publik dhe të pasurohet duke përdorur në këtë mënyrë pushtetin e thjeshtrit.

Ligji për konfliktin e interesit përcakton rreth të ngushtë bashkëshorten, bashkëshortin, bashkëjetuesen, bashkëjetuesin dhe fëmijët dhe prindërit e tyre.

Edi Rama nuk mund të lejojë të hetojë konfliktin e interesit, sepse ai ka sarajet e Surrelit në një kohë kur kishte të deklaruara gjithsej 3800 euro dhe 400 mijë lekë në ILDKP. 

Edi Rama nuk mund të pranojë se parku i shtëpisë së tij prej 5 mijë metër katror, ka deklaruar se është blerë me çmime simbolike. Se burimet e ndërtimit të këtyre sarajeve, sipas zonjës Rama janë paratë e librit ‘Kurbanit’. Imagjinoni një libër që pjell saraje me lekët që fiton, sot në botë nuk ekziston. Plus që nuk ka asnjë faturë tatimore që të justifikojë këtë mashtrim publik.

Edi Rama deklaron se sarajet e tij kanë origjinë paratë e emigracionit. Nuk ka asnjë faturë, asnjë transfertë bankare të parave të emigracionit të Edi Ramës, që të justifikojë ndërtimin e sarajave. Pra, kemi të bëjmë me shfrytëzim pushteti si kryebashkiak dhe kryeministër për ndërtimin e një parajse në Surrel.

E njëjtë është situata me pallatin 5-katësh në sheshin e pallateve. Nuk ekziston asnjë faturë e vetme financiare, bankare, tatimore e çfarëdolloji. Është ndërtuar, thotë zonja Rama, me para gjaku. Nuk besoj se vëllai i saj është marrë me gjak apo gjëra të tilla. Sa implikon vëllain e saj, i them zonjës të tregojë se kush ta ndërtoi dhe si u shpërblye, se nuk e di se vëllai i saj të jetë trafikant apo vrasës serial. Jo, nuk kam dëgjuar.

"Ne duhet të jemi linja e parë e sakrificës dhe duhet të qëndrojmë"

Ne jemi të vendosur të sakrifikojmë së pari ne vetë sepse janë shkelur të drejtat e atyre që përfaqësojmë. Dhe ne duhet të jemi linja e parë dhe duhet të qëndrojmë.

Kjo sakrificë, ju do e shihni, por në mënyrë absolute pa rikthimin e të drejtave tona kushtetuese, pa rikthimin e të drejtës kushtetuese për komisionet hetimore parlamentare, pa të drejtën e opozitës për të emëruar në komisione përfaqësuesit e vet, siç ka ndodhur në 32 vite, pa të drejtën e opozitës për reformën zgjedhore për të pasur kryetarin, plotësimi i këtyre kushteve është kushti i të gjitha kushteve për jetë parlamentare."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...