‘Hakmarrje primitive e Ramës’/ Berisha: Urdhëron Bicin të prishë hotelin me leje të opozitarit në Dhërmi

Premte, 03 November 2023 21:38

Kryetari i Partisë Demokratike ka denoncuar hakmarrjen primitive të kryeministrit Edi Rama duke urdhëruar prishjen e hotelit me leje të opozitarit në Dhërmi.

Në denoncimin e publikuar në Facebook, Berisha thekson se Rama ka urdhëruar drejtuesen e kohës të IKMT-së, Dallëndyshe Bicin për të prishur hotelin e Gjika Stramarko, pavarësisht nga masa e sigurisë.

 
 

Postimi i plotë: 

 

Hakmarrje primitive e Edi Ramës!

 
 

Urdhëron Bicin të prishë hotelin me leje të opozitarit pavarësisht nga masat e sigurisë.

📩 Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.

Pershendetje Doktor!

Jam Gjika Stramarko ish kryetari i fshatit Dhermi.

Prej vitesh kam konflikt me IKMT.

Pas tre tentativash te pa realizuara per te prishur objektin tim me leje ne fshatin Dhermi, sot vij ne dijeni se nga IKMT eshte planifikuar prishja e objektit tim, per daten 04.11.2023.

Ju ve ne dijeni se me vendimin nr. 00-2023-3141(276), date 27.07.2023te Gjykates se Larte eshte vendosur pezullimi i çdo veprimi te IKMT per prishjen e objektit tone.

Ne keto kushte, ne aspektin ligjor, nuk eshte e kuptueshme asnje nderhyrje per prishjen e objektit tim.

Pavaresisht kesaj, policise se shtetit i eshte derguar kerkese per mbeshtetje nga IKMT, per te prishur nje objekt qe gjykata ka urdheruar te mos prishet.

Po kerkojme vetem zbatimin e ligjit, nje vendimi te formes se prere, respektimin e vendimeve te gjykates.

Te pershendesim.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...