Kërkoi njohjen si kryetar, Gjykata e Tiranës rrëzon sërish Lulzim Bashën

Saturday, 04 November 2023 13:49

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sërish Lulzim Bashën, që kërkon njohjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike. Në seancën e të premtes në Gjykatën e Tiranës, avokatët e Partisë Demokratike kërkuan njohjen e vendimit të Këshillit Kombëtar të 27 korrikut për shpalljen nul të çdo vendimi të Lulzim Bashës pas dorëheqjes, kërkesë e cila u tentua të bllokohej nga avokatët e Bashës. Por ndërsa gjyqtari rrëzoi kërkesën e avokatëve të Bashës për materiale shtesë dhe po kalonte në marrjen e vendimit përfundimtar, përfaqësuesit e Lulzim Bashës kërkuan përjashtimin e tij, duke sjellë një tjetër zvarritje të Partisë Demokratike në dyert e gjykatave 

SYRI TV

 
 

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sërish Lulzim Bashën që kërkon të legjitimojë veten si kryetar të Partisë Demokratike, pas dhënies së dorëheqjes dhe ngritjes së strukturave paralele me bashkëpunëtorët tij të afërt.

 

Në seancën e sotme, në procesin e kërkuar nga Basha, gjykata mori në shqyrtim kërkesën e Gazmend Bardhit dhe Grupit Parlamentar, që kërkuan pezullimin e këtij procesi, deri sa kjo gjykatë të shprehet mbi kërkesën e bërë nga Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, që në mbledhjen e datës 27 korrik, vendosi që t’i kërkojë gjykatës çregjistrimin e Lulzim Bashës dhe mosnjohjen e vendimeve të tij pas dorëheqjes.

 
 

Pasi administroi provat nga seanca e kaluar, gjyqtari Niko Rapi iu drejtua palëve mbi pretendimet e tyre, për të shkuar më pas në vendimmarrje për këtë kërkesë. Avokatët e Lulzim Bashës, kërkuan që gjykata të mos marrë parasysh kërkesën dhe të kërkojnë nga pala tjetër vënien në dispozicion të dokumenteve shtesë mbi mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Por kërkesa për materiale shtesë u pa e paarsyeshme nga gjyqtari, që procedoi në marrjen e vendimit kundër pretendimeve të Lulzim Bashës.

Në këtë moment, avokatët e Bashës kërkuan përjashtimin e gjyqtarit, të cilin e akuzuan për vendimmarrje të njëanshme, duke sjellë kështu një zvarritje të mëtejshme të ststusit të PD-së në dyert e gjykatave.

Avokatët e Partisë Demokratike, e cilësuan këtë lëvizje të përfaqësuesve të Lulzim Bashës si një tjetër tentativë për të lënë statusin e Partisë Demokratike të pazgjidhur, duke bërë kërkesa pa asnjë bazë ligjore apo argumentimi të tyre.

Kërkesa e avokatëve të Lulzim Bashës, solli një shtyrje të radhës për këtë proces, ku gjykata do të shqyrtojë kërkesën për përjashtimin e gjyqtarin Niko Rapi dhe seanca e radhës u caktua në datën 13 nëntor, ku pritet të merret edhe vendimi për pezullimin e kërkesës së Lulzim Bashës, që kërkon njohjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...