Jo vetëm aperitivë’/ Mediat italiane: Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët lindi gjatë pushimeve

Hënë, 06 November 2023 19:59

Takimi mes dy liderëve u cilësua si një pushim i thjeshtë, por tani burimet nga pallati ‘Chigi’ shpjegojnë gjenezën e protokollit

ADN Kronos 

 
 

‘Më shumë se aperitivë’. Kështu shpjegojnë burimet në pallatin ‘Chigi’ gjenezën e memorandumit të mirëkuptimit për emigrantët, të nënshkruar sot mes Italisë dhe Shqipërisë.

Marrëveshja lindi gushtin e kaluar, kur kryeministrja italiane ishte e ftuara e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, pasi u largua nga ferma puliane në Ceglie Messapica ku po qëndronte me familjen e saj.

 
 

Takimi mes dy liderëve u cilësua si pushime të thjeshta.

“Kemi filluar ta diskutojmë këtë marrëveshje me kryeministrin Rama muaj më parë, në verë, të dy të bindur se bashkëpunimi mes BE-së, vendeve anëtare dhe joanëtarë, është vendimtar për emigracionin masiv të parregullt,” nënvizoi Meloni sot gjatë deklaratave për shtyp duke shpjeguar se “protokolli harton kuadrin politik dhe ligjor të këtij bashkëpunimi”.

Në muajt e ardhshëm do të përcaktohen masat rregullatore, aktivitetet strukturore dhe mbulimi financiar për ta bërë marrëveshjen funksionale deri në pranverën e vitit 2024.

Sipas marrëveshjeve të nënshkruara sot, Italia do të përdorë portin e Shëngjinit dhe zonën e Gjadrit, për të ndërtuar me shpenzimet e saj dy ambiente të përkohshme hyrjeje dhe pritjeje për emigrantët e shpëtuar në det, të cilat do të mund të strehojnë deri në 39 mijë persona në vit, për të përfunduar sa më shpejt procedurat e shqyrtimit të kërkesave për azil apo riatdhesimin e mundshëm.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...