Bejtja: Marrëveshja për të qenë hale e Italisë

Tuesday, 07 November 2023 13:13

Nga Andi Bejtja:


Marrëveshja e djeshme Meloni - Rama nuk është as më pak e as më shumë, po zhvendosje e halesë italiane (në kuptimin më pexhorativ) në territorin shqiptar.

Deri tani dimë që haleja do të mbajë flamurin italian; kapanonet do t’i ndërtojë Italia; dimë që do ketë vetëm burra që do të bëjnë shurrën në këmbë, të ndarë nga gratë dhe fëmijët më keq se në vitet e  Holokaustit ashtu sikurse ka rrezik që sapunërat, letrat dhe ujin ta paguajmë vetë. 

Ngado që ta shikosh këtë marrëveshje, është e cenueshme.

Si veprimtar i të drejtave të njeriut është jo vetëm e paligjshme, por dhe kriminale t'i ndash burrat nga gratë dhe fëmijët në këtë mënyrë. 

Si ekspert i së drejtës ndërkombëtare, kjo marrëveshje është në kundërshtim me Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe me Konventën e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. 

Për institucionet shqiptare, që nga parlamenti e deri tek Presidenti, është përdhunim i pastër i çdo neni të Kushtetutës, shiko nenet 121, 122, 123.

Për disa juristë, dhënia madje e ekstra-territorialitetit mund të shkojë deri në tradhti kombëtare, që mund të dënohet dhe me burg. 

Për një ekspert të sigurisë kjo është një minë me sahat që nuk cenon thjesht turizmin te Mrrizi i Zanave.  Ndaj, automatikisht bie dhe teoria "Zero probleme me fqinjët" - sidomos për Greqinë si vend kufitar i BE-së. 

Ndërkohë, fatkeqësisht, termometri i opozitës nuk është i njëjtë me temperaturën e popullit që në rrjete sociale këtë dyndje refugjatësh e quan ngjarje më të rëndë se armët kimike, që në fund të fundit ishte një proces teknologjik. 35.5º shënon termometri edhe i së ashtëquajturës “opozitë e re”, si Arlind Qorri apo dhe Endri Shabani që mendon se Shqipëria shpëton po la Ylli Rakipi, punën. 

Ndaj, në këtë situatë nuk ka pikë rëndësie pse po e bën Rama këtë, çfarë do të mbulojë apo çfarë të zbulojë! Për ty si shqiptar ka vetëm një pyetje që do urgjent përgjigje: A do pranosh të jesh hale e Italisë dhe ndoshta nesër, dhe më keq?!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...