PS rrëzon vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk votohet ndryshimi në Kodin Penal

E Enjte, 09 November 2023 15:31

Ndërsa opozitës i sugjerohet adresimi i kërkesave në Gjykatën Kushtetuese, sot me forcën e kartonit, deputetët e Partisë Socialiste vendosën kundër vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Me 75 vota u rrëzua propozimi i opozitës për reflektimin në Kodin Penal të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për tubimet. Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, e cilësoi këtë votim, kapje të Gjykatës Kushtetuese nga qeveria. I pyetur nga Syri TV për kontradiktën mes deklaratave dhe votimit kundër vendimit të Kushtetueses, kreu i grupit parlamentar socialist, Bledi Çuçi, zgjodhi të justifikohej 

SYRI TV

Ndërsa i bënin thirrje opozitës që kërkesat e tyre t’i dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese, krejt e kundërta ndodh me forcën e kartonit pikërisht për vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën e sotme ishin futur në rend dite edhe ndryshimet e Kodit Penal, diktuar nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese sa i përket të drejtës për tubimet. Por përtej propozimeve të opozitës për ndryshimet ligjore, deputetët socialistë vendosën rrëzimin e ndryshimeve ligjore.

 
 

Pas këtij votimi, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, u shpreh se mazhoranca socialiste konfirmoi sot kapjen edhe të Gjykatës Kushtetuese.

I pyetur nga gazetari i Syri TV, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi, se teksa i sugjerojnë opozitës adresimin në Kushtetuese, sot me forcën e kartonit vendosën kundër Gjykatës Kushtetuese me rrëzimin e propozimit të deputetëve të Partisë së Lirisë për ndryshime në Kodin Penal, në zbatim të vendimit të Kushtetueses për tubimet.

Por, në këtë rast, z. Çuçi u justifikua se vendimi po zbatohet, por në ligj do të përkthehet më vonë.

Me këtë votim, theksoi Vasili, mazhoranca rrëzoi pretendimet e saj për kushtetueshmëri, ndërsa me forcën e kartonit u rrëzua edhe ligji tjetër i propozuar po nga opozita për taksat kombëtare, çka do të sillte uljen e çmimit të karburantit.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...