Raporti i Avokatit të Popullit: Irena Gjoka zhduku dokumente nga dosja

Premte, 10 November 2023 17:15

 

Shkeljet në Raportin Vjetor të vitit 2002: Hoqi dokumentat nga një dosje gjyqësore

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar publikisht prokuroren e SPAK-ut, Enkeleda Millonai dhe gjyqtaren e posaçme, Irena Gjoka, se kanë fshehur dokumenta nga dosja hetimore “Partizani”, duke ngritur në mënyrë të rreme hetim penal për atë dhe Jamarbër Malltezin.

Për Irena Gjokën, këto akuza nuk janë për herë të parë.

Më herët, një institucion i rëndësishëm shtetëror, Avokati i Popullit, ka konstatuar të njëjtën shkelje të rënda nga gjyqtarja e posaçme.

 
 

Në vitin 2002, gjyqtarja mbante mbiemrin e vajzërisë, Maneku. Në Raportin Vjetor të vitit 2002, Avokati i Popullit i kohës, Ermir Dobjani, deklaronte se gjyqtarja Irena Maneku ka fshehur dokumenta në një çështje gjyqësore civile.

“Shtetasi M.P. nga qyteti i Fierit është ankuar ndaj gjyqtares Irena Maneku në Gjykatën e Faktit Fier se ajo i ka hequr nga dosja dokumentat shkresore të pronësisë së tij. Nga verifikimi ynë rezultoi se humbja e tyre ka ardhur kryesisht nga veprimet e gjyqtares Irena Maneku. Prandaj ju bë rekomandim Ministrit të Drejtësisë që ndaj kësaj gjyqtareje të fillojë procedimi disiplinor. Çështja është në ndjekje”, thuhet në faqen 143 të Raportit Vjetor të Avokatit të Popullit në vitin 2002.

Karriera e gjyqtares Irena Gjoka (Maneku) ka kaluar edhe më parë në problematika të forta. Avokatët e kryedemokratit kërkuan përjashtimin e saj nga procesi “Partizani”, me argumentin se gjyqtarja është shkarkuar në vitin 1996, nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili në atë kohë nga Sali Berisha.

Po ashtu, “Syri”, i cili ka informacion të plotë për shkarkimin e Irena Gjokës në vitin 1996, i ka lëshuar prej ditësh sfidën gjyqtares dhe është në pritje të një përgjigje nga ana e saj: A është shkarkuar dhe përse nuk ua ka bërë të ditur institucioneve të vetingut?

Raporti:

Image

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...