Kongresi/ Socialistët europianë ‘kryqëzojnë’ Ramën: Nuk është modeli ynë

Saturday, 11 November 2023 17:46

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një intervistë për median italiane se nuk ka marrë kritika nga socialistët europianë për marrëveshjen e lidhur me kryeministren italiane për ngritjen e qendrave të refugjatëve në Shqipëri.

Por duket se ky është një mashtrim i radhës i tij.

Kjo për shkak se në kongresin e Partisë Socialiste Europiane në Malaga të Spanjës, marrëveshja e nënshkruar prej tij dhe Melonit është kritikuar ashpër.

Ka qenë vetë presidenti i PSE, Stefan Loefven, i cili ishte mjaft kritik në fjalën përmbyllëse të kongresit për marrëveshjen.

 
 

“Emigracioni duhet të menaxhohet duke përdorur një kornizë progresive. Ne duhet të promovojmë shtigje gjithpërfshirëse, duhet të gjejmë mënyra për ta bërë atë një fitore për shoqëritë tona dhe emigrantët, ky është modeli që propozojnë socialistët. Jo siç dëshiron qeveria e ekstremit të djathtë në Itali, që synon t’i transferojë kërkesat për azil Shqipërisë. Emigracioni ka ekzistuar sa ka ekzistuar njerëzimi dhe e djathta merret me demagogji kur thotë se mund ta ndalë, këto janë politika të destinuara të dështojnë,” tha presidenti i PSE.

Kujtojmë se më herët ka pasur deklarata se Edi Rama dhe Partia Socialiste mund të përjashtohen nga organizata e socialistëve europianë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...