Berisha: Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion, frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare!

Hënë, 13 November 2023 18:36

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ka shpjeguar sot mediave nevojën e aksionit më të fundit opozitar dhe qëllimin e tij, aksion i nisur nga deputetët e PD-së në sallën e Kuvendit të Shqipërisë. Duke dalë nga Kryesia e Kuvendit, Berisha tha ndër të tjera:

Pyetje: Z. Berisha, ju keni nisur një aksion ‘opozita në aksion’ thoni ju, në qytete të vendit. Edhe Rama ka njoftuar një zbritje në bazë. Pse po i merrni masat për të komunikuar kështu me publikun kur keni mundësi nga foltorja e parlamentit nga komisionet parlamentare, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë alternativën e opozitës si një qeveri gati për të marrë drejtimin e vendit.

 
 

Sali Berisha: Një opozitë të cilës i mohohen të drejtat parlamentare të Kushtetutës, të drejta që kushtetuta jo si një privilegj personal, por ua njeh si përfaqësim i qytetarëve opozitarë, atëherë opozita dhe populli opozitar ka detyrën imediate absolute, të rivendosjes së të drejtave kushtetuese. 

Pyetje: Për takimet "Opozita në aksion", a jeni konsultuar me Gazment Bardhin, sepse ne nuk kemi parë në Durrës, deputetët që e mbështetin atë? 

Sali Berisha: Takimet janë të hapura për çdo deputet. Janë të mirëseardhur. Natyrisht të jem i hapur, të jemi realist, janë takime të kryetarit të PD-së direkt me elektoratin për të dhënë mesazhin opozita në veprim. Gazment Bardhi dhe të gjithë deputetët janë në aksion, janë në veprim, janë frymëzues të këtij mesazhi për opozitën shqiptare. 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...