Berisha: Rama nuk lejon hetimin e thjeshtrës, e cila ka fituar dhjetëra tendera prej 7 vitesh në kundërshtim me Kushtetutën

Saturday, 18 November 2023 17:11

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka filluar sot në mesditë, një bashkëbisedim me qytetarët nëpërmjet rrjeteve sociale, Facebook dhe Instagram, i hapur për t'iu përgjigjur të gjitha pyetjeve të tyre,

"Sot, çështja më kryesore që unë desha të diskutoj me ju, lidhet me aktet diktatoriale të Edi Ramës, të pashembullta në 32 vite, akte me të cilat Edi Rama konfirmon publikisht vendosjen e diktaturës së bandave në Shqipëri, konfirmon veten një diktator që nuk respekton ligjet, votën, Kushtetutën, që ka përqendruar gjithçka në duart e tij.
Këto nuk janë deklarata politike, por të ëvrterta dramatike, para se gjithash për çdo qytetar shqiptar. 

 

Sot, 43 deputetë të opozitës janë angazhuar në një betejë pa kthim në parlament, për faktin më të paimagjinueshëm, sepse Edi Rama ka urdhëruar konfiskimin e të drejtave të tyre themelore politike, të drejta që burojnë nga vota juaj, të drejta të dhëna me Kushtetutë deputetëve, në mënyrë që ata të mund të mbrojnë interesat tuaja.

Duke u mohuar deputetëve të drejtën e procesit legjislativ, të paraqitjes së ligjeve, rezolutave dhe amendamenteve, të cilat sipas Kushtetutës dhe rregullores së parlamentit, duhet të ndjekin një proces normal parlamentar, ai de facto u vendos veton.

 
 

Edi Rama, jo një herë, por gjatë këtyre dy viteve, ka mohuar 8 komisione hetimore parlamentare. Këto komisione hetimore parlamentare, kanë në epiqendër të hetimit të tyre, Edi Ramën personalisht, familjarët e Edi Ramës, ministrat e Edi Ramës, oligarkët e Edi Ramës.

Këto komisione synojnë të paraqesin para shqiptarëve se si Kushtetuta e vendit, thyhet, dhe se si familjarët e Edi Ramës pasurohen në kundërshtim me përcaktimet e Kushtetutës.

Në Kushtetutë, familja e ngushtë e deputetit, dhe kjo nënkupton bashkëshorten, prindërit dhe fëmijët, nuk lejohet të sigurojnë asnjë të ardhur tjetër përveç rrogës, nga sektori publik qendror apo vendor.

E vërteta është se thjeshtra apo vajza e familjes së Edi Ramës, prej 7 vitesh, ka fituar me dhjetëra e dhjetëra tendera në kundërshtim me Kushtetutën. Dhe thuhet se nuk bën as deklarimin e pasurive në ILDKP. Pra, qëndron mbi ligjin dhe Kushtetutën. Dhe Edi Rama nuk pranon të hetohet."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...