Berisha: Po afron dita dhe momenti kur shqiptarët do hidhen në një protestë pa kthim ndaj këtij regjimi!

Hënë, 20 November 2023 11:39

 

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu është drejtuar qytetarëve shqiptarë sot direkt nga seanca plenare duke transmetuar nëpërmjet celularit të tij, Live, protestën që po zhvillohet në Kuvend nga deputetët e opozitës dhe përplasjen e tyre nga gardistët, pa u ndalur në denoncimin e aferave të drejtuesve të Kuvendit, ministrave dhe deputetëve të PS-së.

"Këtu mbrapa meje janë deputetë socialistë, - dëgjohet Berisha në video. - Po pse i mbani këta gardistë, po ju pyes unë ju?! Keni kaq shumë frikë nga opozita?
Opozita këtu është në mosbindje civile, po nuk ka punë me ju, të gjithë problemin e ka me Edi Ramën.


Shikoni, katër gardistë kanë rrethuar Pastorin, i cili ka hequr Biblën dhe ka marrë Manifestin.

Kjo është salla në parlament në ditën më solemne, kur duhet të miratohet buxheti, por këta kanë tmerr nga buxheti. Se ky është buxheti i vjedhjes më të madhe në historinë e vendit.

 
 

Në këtë buxhet, mbi 400 milionë janë parashikuar për portin e ri, sepse Edi Rama përvetëson me arabin e tij, me klanet e drogës, me Amant Josifin e Olsi Rams, 1.4 milionë metër katrorë tokë publike në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, përveçse pasurisë shumë miliardëshe që krijon aty për klanin e tij mafioz, ai shpenzon 400 milionë euro këtë vit për portin e ri në Porto Romano.
Edi Rama ka vendosur në buxhetin e ri, gjobat më të mëdha. Ai rrit me 23 përqind taksat për profesionet e lira, taksa që i paguani ju të gjithë nga xhepi, sepse ata për mbijetesë do rrisin tarifat ndaj jush.

Mbi 138 milionë shkojnë për koncesionet dhe PPP-të e tij, ndërkohë që vetëm 10 milionë janë lënë për dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë. 138 milionë janë për djegësat, sterilizimin, check-up dhe koncesionet e tjera në varësi direkte të Edi Ramës.

Rëndësi jetike ka që ne të vazhdojmë këtë betejë pa kthim, të bindur se po afron dita dhe momenti kur shqiptarët do hidhen në një protestë pa kthim ndaj këtij regjimi, që moral ka vjedhjen, mashtrimin, kodin e mafies, shkelmimin e ligjit."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...