Berisha: Gjykatësja Irena Gjoka po fshihet pas mbiemrit! Kjo ndodh vetëm në shtetin e dordolecit

Tuesday, 21 November 2023 15:59

Çështja e gjykatëses së SPAK, Irena Gjoka, e cila rezulton e shkarkuar për korrupsion nga ish-Presidenti Sali Berisha në vitin 1996, njëherësh edhe kryetar i Këshillit të Lartë te Drejtësisë, ishte sërish sot temë me interes për mediat gjatë konferencës për shtyp të z. Berisha.

"E morët vesh ju?! Gjykatësja që fshihet prapa emrit të burrit, jam Gjoka, nuk jam Maneku!!! - ironizoi Berisha. - Po, u gjet dhe data. U gjet se ajo është ndëshkuar nga Këshilli i Drejtësisë. 

 

Ditën e shtunë e paraqita shkresën. Ministria e Drejtësisë e ka pranuar se ndaj saj në vitin 1996 është marrë masë disiplinore shkarkimi.

E ka thirrur Ministria e Drejtësisë, ajo ka thënë nuk jam unë, se unë jam Gjoka, nuk jam Maneku!!!

 
 

E kuptoni se mbrapa kujt fshihet Edi Rama?! Po kjo është e paimagjinueshme.

Pra, është gjetur, është marrë masa, e ka kryer krimin sepse nuk duhej të gjykonte, duhej të shkruante se nuk mund të gjykoj këtë çështje sepse jam e shkarkuar direkt prej tij në vitin 1996.

Dhe tani që e gjeti Ministria e Drejtësisë dhe ia dha avokatit, më thonë se i ka thënë Ministrisë së Drejtësisë se unë jam Gjoka. Imagjinoni tani nëse një burrë ndërron mbiemrin sipas gruas, po mori dy gra, merr tre mbiemra dhe hajde gjeje kush është ai.

Po kjo ndodh vetëm në shtetin e dordolecit, nuk ndodh në një shtet tjetër. Ja, ky është procesi. Ndaj dhe nuk kam asnjë lidhje me vendimet që shkelin Kushtetutën e vendit. Po, e kam thënë të dërgojë kërkesën në parlament dhe unë e votoj. Unë e votoj, vota ime është që Sali Berisha, në përputhje me kërkesën e bërë, të shkojë të paraqitet për t’u marrë në pyetje."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...