McGonigal e pranon në gjyq: Kam punuar për të futur njerëzit në listën e sanksioneve të SHBA

Saturday, 02 December 2023 14:52

Charles McGonigal, ish-agjenti i lartë i FBI-së, doli sërish përpara një gjykate në Nju Jork në lidhje me të ashtuquajturën dosje ruse.

Sipas Inner City Press, ai është shpallur fajtor se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska për të shkelur sanksionet amerikane. Po ashtu, ai akuzohet për pastrim parash. 

 

McGonigal kërkoi përpara gjykatës që të mos bëjë burg për krimin e kryer. 

“Kam pranuar të mbledh informacione nga burime të hapura për një konkurrent biznesi të Oleg Deripaskës, në përpjekje për ta futur atë në listën e sanksioneve të SHBA. E dija që ishte gabim. Dua t’ju falënderoj që më trajtuat me drejtësi,” tha McGonigal me zë të thyer.

 
 

Vendimi për këtë dosje pritet të jepet më 14 dhjetor.

Ndërkohë më vonë pritet të jepet edhe vendimi për të ashtuquajturën dosje shqiptare të McGonigal.

Edhe për këtë dosje, McGonigal ka pranuar të gjithë pikat e saj, çka nënkupton se ai ka implikuar të gjithë personat që dalin në aktpadi.

Personi më i rëndësishëm është kryeministri Edi Rama, që shfaqet plot 14 herë në këtë aktpadi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...