Berisha pret në seli deputetin italian: Forza Italia, në mbështetje të përhershme të Partisë Demokratike

Diel, 03 December 2023 21:39

Kryetari i Partisë Demokratike ka pritur në zyrën e tij në selinë blu, deputetin italian të Forca Italia, Z. Alessandro Battilocchio.

‘E falenderova Z. Battilocchio për fjalën e tij të përzemërt dhe për mbështetjen që Forza Italia i dha kuvendit të ditës së shtunë, duke i theksuar angazhimin tone të plotë në vijimin e marrëdhënieve historike mes dy forcave tona politike’, shkruan Berisha në Facebook.  

 

Gjithashtu Berisha theksoi se e informoi Z. Battilocchio për zhvillimet dramatike të demokracisë shqiptare dhe rënien e institucionit të zgjedhjeve të lira, ku ndërkohë Edi Rama jo vetëm nuk zhvillon asnjë proçes votimi për çdo nivel të Partisë Socialiste, por prej 2013, i ka kthyer zgjedhjet demokratike në një farsë kriminale ku krimi sjell vota, e votat sjellin krimin në pushtet.

 

Postimi i plotë:

 
 

Takim me deputetin e Forza Italia, Z. Alessandro Battilocchio

Forza Italia, në mbështetje të përhershme të Partisë Demokratike!

Të dashur miq, pas fjalës së tij përshëndetëse në Kuvendin e datës 2 dhjetor, pata kënaqësinë të prisja në takim pranë selisë së Partisë Demokratike, Deputetin e Forza Italia, Z. Alessandro Battilocchio, Kryetar i Komisionit Hetimor të Parlamentit Italian mbi sigurinë dhe degradimin e qyteteve, si dhe anëtar i Komisionit të Çështjeve Europiane. Z. Battilocchio, gjithashtu dhe sekretar për çështjet zgjedhore pranë Forza Italia, ishte shoqëruar në takim nga Z. Bardhok Doda, kryetar i degës së Partisë Demokratike në Romë dhe Z. Indrit Hoxha, sekretar për diasporën pranë PD.

E falenderova Z. Battilocchio për fjalën e tij të përzemërt dhe për mbështetjen që Forza Italia i dha kuvendit të ditës së shtunë, duke i theksuar angazhimin tone të plotë në vijimin e marrëdhënieve historike mes dy forcave tona politike.

Gjatë shkëmbimit e informova Z. Battilocchio për zhvillimet dramatike të demokracisë shqiptare dhe rënien e institucionit të zgjedhjeve të lira. Ndërkohë që Partia Demokratike zhvilloi të shtunën të disatin proçes zgjedhor të brëndshëm gjatë dy vjeçarit të fundit, Partia Socialiste nën drejtimin e Edi Ramës jo vetëm nuk zhvillon asnjë proçes votimi për çdo nivel të saj, por prej 2013, i ka kthyer zgjedhjet demokratike në një farsë kriminale ku krimi sjell vota, e votat sjellin krimin në pushtet.

Një situatë kjo që e detyron Partinë Demokratike që përballë instalimit të këtij regjimi kriminal, të përshkallëzojë aksionin e saj opozitar në çdo formë dhe në çdo mjet që karakterizon trashëgëminë demokratike në gjenezë të historisë 30 vjeçare të PD-së.

Me Z. Battilocchio shkëmbyem sesi bashkëpunimi i shkëlqyer i shkuar nën drejtimin e Presidentit historik të Forza Italia, Z. Silvio Berlusconi, të vijojë dhe në të ardhmen nën lidershipin aktual të Sekretarit të Përgjithshëm, Z. Antonio Tajani. Pjesë e familjes së madhe së PPE dhe pavarësisht kontektesteve kalimtare, dy partitë tona do të mbeten gjithmonë të drejtuara nga vlerat europiane dhe të miqësisë historike dhe unike që karakterizon marrëdhëniet mes dy popujve shqiptarë dhe Italian.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...