Cakrani: 10 vjet nëpër gjyqe janë inkuizicion, jo ‘drejtësi e re’, ashtu siç shefi i SPAK mban dr. Edvin Priftin!

E mërkurë, 13 December 2023 11:54

Në një debat televiziv sot në SYRI TV, avokati i mirënjohur Kujtim Cakrani nuk e ka përmbajtur dot revoltën e tij ndaj shprehjes së përdorur nga analisti Genc Burimi, “drejtësi e re” dhe pa hezituar, duke iu drejtuar në tërësi  mediave, ka argumentuar se në Shqipëri jo vetëm që nuk është bërë “drejtësi e re”, por është rikthyer ajo e vitit 1945.

“Dua të them diçka, - tha Cakrani, - se e përdorin të gjithë analistët këtë frazën “Drejtësi e Re!”

Në Shqipëri nuk është bërë drejtësi e re, që ta kuptojmë. Në Shqipëri është bërë një Vetting, është ndryshuar një personel, është ndryshuar një kastë gjyqtarësh, është ‘filtruar”, por Drejtësi e Re nuk quhet.

Drejtësi e Re për ta ditur, është kur bën reformë në Drejtësinë Penale, në Drejtësinë e Procedurës Penale dhe në Kushtetutën e Republikës , siç e ka filluar Gjermania në vitin 2021 dhe që ka vazhduar të bëjë reformë në Drejtësinë Penale. Në Shqipëri nuk është bërë reformë në Drejtësinë Penale.

 
 

Nëse ti e quan reformë që të mbash tri vjet një dosje, pas tre vjetësh ta arrestosh personin që ke hetuar në dosje dhe të vazhdosh tre vjet të tjera ta hestosh personin e të vazhdosh edhe tre vjet të tjera të bësh gjyqe, pra të kalojnë 10 vjet  inkuizicion ndaj një personi, unë nuk e di nëse quhet Drejtësi e Re.

Po marr një shembull: Para tre vjetësh u arrestua me bujë të madhe mjeku Edvin Prifti. Para “3 vjetësh” - mbajeni mend!

Dhe kryeministri foli që duhet arrestuar. E arrestoi SPAK-u dhjetë minuta më vonë. E mbajtën një muaj dhe a e dini ju që sot e kësaj dite, ai po mbahet peng?! Dhe prokurori Altin Dumani, sot shef i SPAK-ut, që mediet e glorifikojnë aq shumë,  tek shoh tani se si e ka ndërtuar akuzën, që e mban peng, që e mban me detyrim paraqitjeje, i ka shkatërruar imazhin, i ka shkatërruar moralin dhe i ka shkatërruar jetën, përbën inkuizicion.

Nëse ju e quani këtë Drejtësi të Re, z. Burimi, mua më vjen shumë keq. Kjo nuk është Drejtësi e Re,  kjo është drejtësi me njerëz të vjetër, kjo është drejtësi me njerëz të Sigurimit të Shtetit që janë brenda aty, aty brenda!

Unë jam brez i ri dhe pa asnjë lloj kompleksi, ua kam thënë edhe atje në sallën e gjyqit: Kjo drejtësi me gjyqtarë ka vetëm vendime politike të kohës së komunizmit, drejtësi tamam si në 1945-ën!”/ar.sh/SYRI.NET

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...