Politikanët e lartë europianë: Hiqni masat ndaj Kosovës, hetoni 'Banjskën'

E mërkurë, 13 December 2023 12:01

13 kryesues të komiteteve për punë të jashtme nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, që t’i largojnë të gjitha masat negative ndaj Kosovës dhe të bëhet një hetim i plotë për sulmin terrorist në Banjskë të 24 shtatorit, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Kryesuesja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka njoftuar për këtë kërkesë që u është bërë Borrellit e Lajçakut dhe u është thënë që këto veprime të ndërmerren në Samitin BE – Ballkan Perëndimor, që mbahet sot. 

 

“Sot 13 kryesues të komiteteve parlamentare nëpër Evropë u kanë bërë thirrje Josep Borrellit dhe Miroslav Lajçakut që të njoftojnë në Samitin BE – Ballkan Perëndimor: fundin e gjitha masave negative ndaj Kosovës dhe hetimin e plotë ndaj sulmit në Banjskë dhe të publikojnë rezultatet”, ka shkruar Kearns në platformën “X”. “Kanë kaluar dy muaj që kur militantët e armatosur rëndë të udhëhequr nga ish nënkryetari i Listët Serbe, Milan Radoiçiq, vranë një rreshter policor kosovar dhe u futën në Banjskë. Sasia dhe lloji i armëve sugjeron për mbështetje nga shteti serb. Ne kemi nevojë për një hetim zyrtar me rezultate publike”.

Kearns ka bërë thirrje që Radoiçiq të ekstradohet në Kosovë që të përballet me drejtësinë.

 
 

“Milan Radoiçiq ka pranuar sulmin. Ai duhet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me gjyq. Nuk ka asnjë justifikim për Serbinë që ta mbrojë Radoiçiqin dhe bashkëpunëtorët e tij nga përballja me drejtësinë për krimet e tyre. Faleminderit kryesuesve që u mblodhën gjatë 24 orëve të fundit për t’i bërë thirrje BE-së që më në fund të miratojë një qasje më të drejtë për marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Paqja kërkon drejtësi dhe llogaridhënie, të dyja po mungojnë”, ka shkruar Kearns.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...