Vjedhja 130 milionë euro. Berisha: Vetëm nga dherat dhe inertet, kompania Rama-Veliaj ka arkëtuar 50 milionë euro

E mërkurë, 13 December 2023 15:07

"Doni të mbuloni një sipërfaqe toke me dhe?! Duhet ta blini në Sharrë! Pra, dheu nuk është mbetje, por është mall! Kurse për Veliajn dhe Ramën, dheu është mbetje që duhet paguar dhe ta shesin përsëri!!! -Vjedhje e paimagjinueshme!"

Me këto fjalë e shpjegoi shkoqur për qytetarët shqiptarë, lideri i opozitës, Sali Berisha, abuzimin e zbuluar së fundi në landfillin e Sharrës dhe të paditur rishtaz në SPAK nga opozita.  

"Si kurrë ndonjëherë më parë në historinë e qytetit, Bashkia e Tiranës dhe Edi Rama bashkë, detyron me tre polici, Policinë e Shtetit, ndaj është Edi Rama, Policinë Bashkiake të veten dhe policinë private të famozit Agron Malaj, - tha Berisha. - Vetëm ky ipaguhet me 32 mijë euro në muaj për të garantuar detyrimin e çdo ton inertesh dhe dhe që krijohet nga veprimtaria ndërtuese private, të depozitohet kundrejt tarifave 8/10 euro në Sharrë.

Kujdes, se këtu vjedhja është edhe më e thellë.
Çfarë kanë bërë Erion Veliaj dhe Edi Rama?! -  Vlerën e kontributit të sektorit privat në sipërmarrjen e tyre, nuk ia kanë zbritur sektorit publik, që duhej t’ia zbrisnin si kompensim për faturën që paguan vetë bashkia për punimet dhe që paguan sektori publik. Jo!

 
 

Po tarifën?! - Nuk ekziston asnjë tarifë e përcaktuar në kontratë për dherat dhe inertet.

Po fitimi me shitjen e dherave dhe inerteve?! - Nuk ekziston! 

Shkoni ju, doni të mbuloni një sipërfaqe toke me dhe, duhet ta blini në Sharrë. Pra, dheu nuk është mbetje, por është mall. Kurse për Veliajn dhe Ramën, dheu është mbetje që duhet paguar dhe ta shesin përsëri. Vjedhje e paimagjinueshme!

Rritet në funksion të xhepit, sasia minimale e mbetjeve që duhet të depozitohen në Sharrë nga 550 ton në 700 ton në ditë. Po sa arrin kjo në vit? Nga 200 mijë arrin në 256 mijë ton në vit.

Kjo fryrje, imagjinoni ju me peshoren e Erion Veliajt. Se vetë i peshon, vetë i taton, vetë i vjel, vetë i bën të gjitha.

Rritja e sasive minimale është bashkëlidhur aneksit të kontratës të firmosur nga Erion Veliaj në mars të vitit 2018. Të gjitha këto së bashku, në një kohë kur nuk ekziston asnjë objekt i ndërtuar, sipas ekspertëve tanë janë 130 milionë euro të ardhura të arkëtuara nga kompania Rama-Veliaj dhe nga këto 50 milionë janë vetëm biznesi i dherave dhe inerteve."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...