‘Deputetët e narko-mazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që opozita të mos futet brenda'

E Enjte, 14 December 2023 11:47

Lideri i  PD, Sali Berisha, së bashku me deputetët e opozitës, kanë vazhduar të tentojnë të hyjnë në Kuvend pavarësisht se gardistët janë urdhëruar t'i ndalojnë në çdo hap që të mos hyjnë, duke i shtyrë.

Berisha iu kthyer mediave sërish për të qenë dëshmitare e atyre momenteve: "Pra, shikoni këtu, deputetë, ministra që rrinë jashtë, mjafton që opozita të mos jetë në parlament. Ky është koncepti i tyre armiqësor ndaj opozitës, dhe ky është koncepti i tyre për parlamentin.

Për ta, parlamenti është Edi Rama. Ky është parlamenti, ai është sulltani dhe nuk ka akt më të turpshëm.

Deputetë të cilët nuk kanë asnjë masë nga parlamenti, nuk lejohet vetëm pse janë opozitarë. Dhe deputetë të narkomazhorancës janë dakord të qëndrojnë në oborr, vetëm që deputetët e opozitës të mos jenë në parlament.

 
 

Atëherë kjo është situata.

Çfarë ka këtu republikë parlamentare? Këtu vetëm republikë parlamentare nuk ka.

Ka një narkorepublikë që drejtohet nga një narkos, që këtu flet në paranojë dhe atje shkon e bën klounin.

Ku e kam Muhamet Veliun?

Turpërim më të madh që të ka bërë ty dhe të gjithë socialistëve ty ai, nuk ka. Muhamet e ke parasysh se kur të garantojnë ty për të dhënë disa lajmet urgjente, je i vetmi që shkon dhe futesh aty dhe e jep lajmin."

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...