‘New York Post’: McGonigal mori pjesë në një takim sekret me Edi Ramën

Premte, 15 December 2023 13:17

Agjenti i lartë i kundërzbulimit amerikan, Charles McGonigal u dënua me 50 muaj burg dhe 40 mijë dollarë gjobë për atë që njihet si dosja ruse e tij.

55-vjeçari akuzohet se ka ndihmuar oligarkun rus, Oleg Deripaska, që njihet si njeri i afërt i Vladimir Putinit, për të shmangur sanksionet amerikane. 

 

Teksa doli nga gjykata, McGonigal u tha të pranishmëve: Gëzuar festat, dhe u largua.

Sipas gazetës amerikane ‘NY Post’, ai duhet të dorëzohet deri më 26 shkurt të vitit 2024 për të nisur dënimin me burg.

 
 

Gazeta thekson se është ironik fakti se përpara se të dënohej për lidhjet me një oligark rus të Putinit, McGonigal kishte ndihmuar agjencinë për të hetuar ish-presidentin Donald Trump për lidhjet e tij të supozuara me Rusinë.

Prokurorët thanë se gjatë kohës që McGonigal punonte për Deripaskën, kishte rreth 850 mijë dollarë në llogari, një apartament në Manhatan dhe një Mercedes.

“Ai jetonte shumë, shumë më mirë se shumica e qytetarëve që ishte zotuar të mbronte në FBI,” tha një zyrtar i byrosë.

Por McGonigal pritet të dënohet në shkurt edhe për atë që njihet si dosja shqiptare e tij.

Personazhi kryesor në këtë dosje është kryeministri shqiptar, Edi Rama.

“Në këtë çështje, ai u akuzua se kishte marrë pjesë në një takim sekret me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, ndërsa ishte në FBI.

Ai e pranoi fajësinë për një akuzë të vetme të fshehje së materialeve për këtë dosje në shtator, ndërsa dënimi do të jepet në shkurt,” shkruan gazeta.

Edhe për këtë rast, McGonigal rrezikon 5 vite burg.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...