'Po të jap edhe 4 shqiptarë të veshur me Versace…Pak kanabis...'/ Media e njohur italiane përqesh marrëdhënien personale Rama - Meloni

Saturday, 16 December 2023 21:41

Episodi i “C’è Costa per Te” i drejtuar nga Alessio Marzilli ka ribashkuar momente të ndryshme të Giorgia Melonit dhe Edi Ramës duke krijuar një intervistë ironike mes dy kryeministrave në emisionin “PorpagandaLive” që transmetohet në La7. Duke ironizuar marrëdhënien personale mes dy kryaministrave, moderatori, Alessio Marzilli, ka vënë pah këtë miqësi atipike.

Episodi një version humoristik i patentës “C’è posta per Te”, vë përballë kryeministres Gioragia Meloni, në një zarf që pret të hapet ose jo, kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në ballafaqimin e manipuluar pretendohet se dy kryeministrat janë në konflikt mes tyre për marrëveshjen e emigrantëve.

 
 

Moderatori: – Giorgia faleminderit që pranuat ftesën, është dikush nga ana tjetër e zarfit që është këtu për të kërkuar falje. Të shohim kush është?

-E prisje të ishte Edi Rama

(Meloni bën një grimasë si e çuditur)

Edi Rama: – Përshëndetje Giorgia!, Dua të them se duke parë ekranin, imazhet janë mjaftueshëm të forta. Jam këtu për këtë çfarë ndodhi, për fat të keq…

Moderatori: – Edi nga 1-10 sa varet nga ty ky pezullim i marrëveshjes së emigrantëve?

Edi Rama: – Zero, asgjë…

Moderatori: – Po përse atëherë i kërkon falje Giorgias?

Edi Rama: – Sepse nuk është një gjë e bukur… Gjithë kjo audiencë po pret nëse ajo do më falë apo jo.

Moderatori: – Giorgia çfarë ndjesie ke për Edin në këtë moment?

Giorgia Meloni: – Jam indiferente

Edi Rama: – Giorgia më thuaj çfarë do; Ministrinë e Jashtme? Ok, e ke!

Moderatori: – Nuk e di sa është e besueshme por po të jep një ministri të tërë. Çfarë mendon?

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama: – Dakord, Ministrinë e Financave, Ministrinë e Arsimit, Ministrinë e Shëndetësisë, pra gjysmën e qeverisë….

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama: – 1.2 miliardë

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama: – 2,5 miliardë

Giorgia Meloni: – Dua më shumë.

Edi Rama:- Po të jap edhe 4 shqiptarë të veshur me Versace…Pak kanabis…

Moderatori: – Giorgia ta hapim zarfin apo do të vazhdojmë kështu deri në infinit….

Giorgia Meloni: – Faleminderit por unë do ta mbyll zarfin…

Moderatori: Mbyllni zarfin, Edi më vjen keq!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...