Berisha nga selia e PD: Gjithçka që është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime! Opozita i rezistoi korrupsionit transnacional

E Enjte, 21 December 2023 10:56

Kryetari i PD, Sali Berisha, sapo mbërriti në selinë e PD pas seancës parlamentare ku u votua heqja e imunitetit të tij, iu drejtua me këto fjalë qytetarëve shqiptarë, por dhe kryeministrit Edi Rama:

"Sot jam më i fortë se kurrë!
Harroje! E the që jam pa imunitet, të them se jam më i fortë se kurrë! Më i vendosur se kurrë në mbrojtje të kauzës së drejtë opozitës!

Unë i garantoj shqiptarët se kjo kauzë e drejtë do triumfojë. Se forcë në botë që të mposhtë idealet e demokracisë, nuk ka dhe nuk do ketë!

Se kjo bandë që qëndron në pushtet me lidhjet e krimit, drogës dhe vjedhjes së shqiptarëve, do i ketë kohët e numëruara. 

Se Edi Rama do përfundojë si gjyshi i tij Enver Hoxha në kalendat e historisë.

Se shqiptarët do kenë qeveritarët e tyre, opozitën e tyre ashtu siç meritojnë.

Kjo histori është sot një histori në zhvillim, por nga ana tjetër është një nga historitë më krenarë të popullit opozitar që nuk u mposht nga asgjë, që i rezistoi një korrupsioni transnacional, të pashembullt në historinë e një vendi dhe dëshmon që ka të gjithë energjinë për të mbrojtur vlerat e demokracisë, shtetin ligjor dhe orientimin euroatlantik të Shqipërisë.

Edhe njëherë, gjithçka është ndërmarrë ndaj meje është ilegjitime dhe kjo nuk ka asnjë diskutim.

Vendimet nga alfa te omega, janë marrë si hakmarrje e mirëfilltë politike në shkelje të çdo parimi dhe çdo ligji të këtij vendi.

Edhe njëherë u falënderoj për praninë tuaj. Fitore, fitore, fitore!"

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...