Berisha: Në 9 Shtator kur donin të më largonin nga parlamenti, vendosa të rikthehem për dy arsye

Tuesday, 26 December 2023 22:50

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ftuar në ‘A Show' me Adi Krastën në SYRI TV, është shprehur se, nëse do të kishte pranuar që të largohej nga politika pas shpalljes non grata nuk do të kishte asnjë proces ndaj tij.

Berisha tha se në, 9 shtator 2021 kishte vendosur që të rikthehet në politikën aktive, për dy arsye. 

 

‘Pa asnjë diskutim nuk do të isha, por kurrë nuk do të mund ti përgjigjesha. Por kjo situatë përbën një motivim të ri për të vazhduar betejën time pa kthim.

Unë në 9 shtator kur donin të më largonin në mënyrë absurde nga parlamenti, vendosa rikthimin për dy arsye kryesore.

 
 

E para; sepse shqiptarët duhet të vendosin se duhet të përcaktojnë se kush duhet të jetë apo jo në parlament.

E dyta; unë kuptova se është një opozitë e kontrolluar. Besoj se vetëm një opozitë sovrane është e vërtetë për një vend. Kurrë një opozitë e nënshtruar nuk fiton dhe nuk të çon në fitore.

Këto të dyja kanë qenë qëllime më madhore. Mendoj se të dyja kanë një realizim, pasi unë vazhdova deputet dhe sot jam deputet.

Kemi një opozitë të vërtetë, të kontrolluar nga vullneti i anëtarëve dhe i mbështetësve të saj. Bashkuam grupin parlamentar dhe të nisim një betejë pa kthim kundër Ramës, me bindjen më të plotë se do të ecim drejt fitores.

Dy janë arritur, e treta është në proces e sipër.

Të gjitha këto që sheh janë shprehje të një terrori dhe desekulibri total të narko shtetit dhe diktatorit mob, bandit të Edi Ramës, i cili qeveris i lidhur me bandat.

Krahasuar me diktaturën e vjetër, ka zëvendësuar luftën e klasave si lëvizje e shoqërisë, me aleancën me krimin si forcë lëvizëse kryesore’, tha kreu i PD-së, Sali Berisha në SYRI TV.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...