Berisha: Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj! Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë

E mërkurë, 27 December 2023 18:12

Kryetari demokrat, Sali Berisha reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për çështjen e vulës së PD.

“Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit. 

 

Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë, sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në Shkallën e parë, por e çoi për rigjykim në Apel, duke marrë një vendim disiplinues ndaj treshes që mori atë vendim, duke kërkuar që të mos e gjykojë më ajo, për arsye të cilat duhet lexuar vendimi.

Pra, kthehemi siç kemi qenë në fillim, kur vendosi Gjykata e Faktit. Ky është realiteti. Çdo interpretim tjetër është krejtësisht i gabuar.

 
 

...Gjykata e Lartë nuk mund të merrte vendim, nëse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit.

Pse e them këtë? Vetë Gjykata e Lartë ka disiplinuar, se kjo quhet disiplinim, sepse të të përjashtojë nga e drejta e rigjykimit, ajo normalisht po të mos kishte probleme të rënda, i takonte ta gjykonte e njëjta trupë, por fakti që u detyrua të përjashtojë trupën dhe pastaj, pra kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, kaq skandaloze ishte saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyrua ta kthejë me një trupë tjetër.

Në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë diktatit të Edi Ramës, do ishte që lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili është në fuqi, por është në fuqi gjersa të gjykohet, që të mos bëjmë interpretime. Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, tani mos e pyet...

A e patë ju sot protestën? Protesta sot është fillimi i përballjes, dhe ju garantoj se ka një vullnet dhe një revoltë të jashtëzakonshme te demokratët. Kështu që prisni sepse kjo parti nuk lufton më për veten e saj, lufton për rithemelimin e pluralizmit politik në Shqipëri. Nuk ka betejë më epike, nuk ka mision më të madh.

Unë u kam deklaruar ju dhe shqiptarëve, epoka e pluralizmit që solli revolucioni demokratik i vitit 90 është mbyllur pa asnjë iluzion. Ndaj dhe kthesa, ndaj dhe janë ftuar shqiptarët të marrin kthesën në mënyrën e re, të rithemelojmë pluralizmin. Kjo do ndodhë, do apo nuk do Edi Rama dhe makineria e tij e krimit, drogës dhe vjedhjeve.

Kjo parti do e përmbushë këtë mision me vendosmëri absolute. E patë, Edi Rama dhe organet e diktaturës, krimit, drogës dhe vjedhjeve do jenë në përballje konstante me demokratët dhe popullin në këmbë për të rikthyer pluralizmin politik dhe vlerat e demokracisë,” tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...