Megafoni i Ramës/ I sanksionuar si terrorist nga SHBA, flet për ‘llogari’ të kryeministrit

Saturday, 06 Janar 2024 17:16

Në mesin e shumë megafonëve të Edi Ramës në media, të cilët flasin përditë e për çdo gjë, spikat Idajet Beqiri, të cilit mediat e oborrit i referohen si avokat.

Teksa flet për llogari të Edi Ramës për çështje të tilla si qëndrimet amerikane ndaj Shqipërisë dhe rajonit, vetë Beqiri është i sanksionuar si non-grata në SHBA.  

 

Ironia është se pikërisht ai që shpik dhjetëra skenarë konspiracionistë nga më të çuditshmet për opozitën shqiptare, mban mbi shpinë një barrë shumë të rëndë.

Më 12 tetor 2023, një dokument zyrtar bën me dije se SHBA ka përditësuar listën e personave të sanksionuar në të gjithë botën, mes tyre 29 shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia me status politikanë, avokatë, biznesmenë e anëtarë të UÇK, ku bie në sy emri i avokatit “rilindës”, Idajet Mane Beqiri.

Ai është i sanksionuar nga SHBA dhe Departamenti i Thesarit si terrorist.

Madje edhe në listën e SHBA, ai gjendet dy herë non-grata, njëherë me emrin Idajet dhe njëherë me emrin Hidajet.

Pasi është dënuar për falsifikime dhe mashtrime në çdo kohë dhe regjim në Shqipëri dhe Europë, Idajeti i Ramës rezulton në listën e zezë amerikane.

Pavarësisht kësaj, atij jo vetëm nuk i është hequr licenca e avokatit, por edhe del nëpër mediat e Edi Ramës dhe bën megafonin njëlloj si Dritan Hila me kompani.

Po përse e ka sanksionuar SHBA, avokatin e Ramës, Idajet Beqiri? Ish-spiuni i sigurimit u burgos në prill 1986 kur ishte kryetar i Gjykatës së Krujës, për falsifikime vendimesh me mashtrime financiare.

Idajet Beqiri arrestua në Kosovë me 24 maj 2012, pas kërkimit ndërkombëtar nga drejtësia e Belgjikës, si i dënuar 4 vite burg dhe i skeduar nga FBI e DEA, për mashtrime me viza perëndimore dhe ushtrim aktiviteti trafiku droge e kontrabande.

Për t’i shpëtuar udhër-arrestit në Shqipëri, në tetor 1998 u arratis në Belgjikë, ku u paraqit me pasaportë false si komandant lufte i UÇK.

Atje krijoi organizatën e tij kriminale, si gjoja lëvizja “Fronti i Bashkuar Kombëtar Shqiptar”.

Me logon e kësaj organizate, grumbulloi shqiptarë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, të gjithë eksponentë të botës së krimit.

Veprimtaria e organizatës që drejtonte Idajet Beqiri, u cilësua “organizatë terroriste” nga EUROPOL, EUROJUST, FBI e DEA Amerikane, dhe nëpërmjet një dosjeje me prova konkrete në 2800 faqe të gjetura fashikuj e në kompjuterë, ai u dënua 4 vite burg nga drejtësia e Belgjikës.

Por arrestimi i tij nuk mund të realizohej, mbasi me një pasaportë tjetër false shqiptare me emër “Hidajet Riza Kuta”, mashtruesi Idajet Mane Beqiri, u arratis në Gjermani.

Atje filloi të përdorte emrin tjetër kosovar fals, duke treguar një medalje nderi false me logo të NATO-s, 1 certifikatë, 5 dekorata të UÇK dhe 1 autorizim sikur ishte ngarkuar nga komanda qendrore e UÇK-së, për grumbullim donacionesh për luftën, por pas denoncimeve, gjurmimit e verifikimit u prangos.

Pas 6 muajve burg në Gjermani, në muajin maj 2004, Idajet Mane Beqiri i maskuar me emrin fals “Hidajet Riza Kuta”, u ekstradua në Shqipëri.

Sepse më parë se Belgjika, Idajeti me 7 emra ishte shpallur në kërkim në shumë shtete, për krimet e mashtrimeve financiare, trafikut njerëzor nëpërmjet vizave për SHBA-BE dhe përfshirje në trafikun e drogës kur ishte kryetar i Partisë së Unitetit Kombëtar.

Pas përfundimit të burgut në Shqipëri, i dënuar 3 vite në dy shkallët gjyqësore, më 3 qershor 2010 drejtësia belge e ridënoi Idajet Beqirin edhe me 4 vite burg, duke i kërkuar drejtësisë shqiptare ta ekstradonte, por ai u arratis në Kosovë, ku qëndroi afro 2 vite i fshehur me 3 emra fals.

Më 24 maj 2012, Idajeti u arrestua në Prizren për llogari të drejtësisë belge, por pas 40 ditësh burg, në vend të ekstradohej në Belgjikë u deportua në Shqipëri, ndërsa në Belgjikë, përveç heqjes së shtetësisë, ka akoma në fuqi dënimin 2 herë nga 4 vite burg.

Image

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...