‘Armiku më i madh i shqiptarëve Edi Rama', Berisha, mbështetsëve: Ju rithemeluat opozitën e kombit...

Diel, 07 Janar 2024 21:30

Me qindra qytetarë kanë marrë pjesë sërish në një protestë të zhvilluar në rrugicën poshtë shtëpisë së Kryetarit të opozitës Sali Berisha i cili i ka përshendetur  dhe falenderuar për rezistencën e tyre 

Berisha: Një përshëndetje vëllazërore. Ju shpreh ju sonte mirënjohjen time më të pakufishme, nderimin tim më të madh. Sonte e shi në kushte të vështira ju dëshmuat se s’ka asnjë pengese para jush në kthesën tuaj në një betejë pa kthim kundër të keqes së madhe që po rrënon çdo ditë qenien e  kombit dhe qe quhet Edi Rama dhe Rrëgjimi i tij. 

 

Miqtë e mi në rast se mendojmë se çfarë është shpresa... është ajo që shpon çdo errësirë, çdo tunel dhe qe i jep dritë udhës që duhet të ndjekim. Në të vërtetë shpresa sot jeni ju me qëndresën tuja të cilët keni vendosur të përballi me diktaturën, keni vendosur që të qëndroni si opozitarë të pamposhtur, keni vendosur të mbroni dinjitetin njerëzor nga narkoshteti i Ramës që po rrënon çdo ditë shqiptarët.

Dy vjet me parë ju në ndjesinë me fisnike të njeriut të dinjitetit të tij kur e patë se opozita me program po tradhtohej, se Shqipëria po dënohej me një opozitë aleate të Ramës u ngritët fuqishëm në pushtetin më të jashtëzakonshëm dhe i thatë jo, prerjes në besë të idealeve demokratike të shqiptarëve. I thatë jo presionit te mafies se Xhorxh Soros dhe përpjekjeve të tyre për të lënë Shqipërisë pa opozitë, dhe rithemeluat opozitën e kombit shqiptar e cila beri gjithçka për të dalë në shesh për të lënë mënjane çdo mashtrim e gënjeshtër dhe u tha shqiptarëve te vërtetën se sot për vullnetin tuaj për votën tuaj ju keni një armik po kaq të egër sa në diktaturën e shkuar dhe ky armik është Edi Rama.

Ju dolët në shesh të vendosur për të përmbysur murin e korrupsionit dhe të krimit të organizuar për të hapur me betejën tuaj epike dyert e shqiptarëve për votën e lirë.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...