Ambasadori i BE-së ‘shuplakë’ mazhorancës: Ligjet dhe reformat në Parlament të miratohen në bashkëpunim të mirëfilltë me të gjitha palët

Hënë, 15 Janar 2024 18:21

Ambasadori i ri i BE-së në Tiranë Silvio Gonzato apeloi të hënën për bashkëpunim mes forcave politike dhe funksionim normal të parlamentit për reformat e integrimit.

“Siç i thashë ministres Elisa Spiropali gjatë takimit tonë të parë [të premten e kaluar], zbatimi i këtyre reformave do të kërkojë një parlament që funksionon efektivisht… dhe një bashkëpunim të mirëfilltë midis të gjitha institucioneve”- shkruan Gonzato në platformën X (ish-Twitter).

 

Sipas tij, pas procesit screening, tashmë vendi ka një tablo të qartë për reformat që duhet të kryejë për integrimin. Por, Gonzato thekson se,  “të gjitha forcat politike duhet të punojnë së bashku për axhendën e integrimit të vendit në BE”.

Por, ministrja e qeverisë për parlamentin iu drejtohet deputetëve të opozitës me epitetin “qengja'' duke i fajësuar për mosmiratimin e amnistisë penale, që parashikon lirimin e parakohshëm nga burgu të qindra të burgosurve. 

Në një status të gjatë në rrjetin social facebook të dielën ajo zgjedh një gjuhë denigruese në formë ftese për opozitën që të votojë nismën e qeverisë.

“Unë nuk di nëse do të jetë Gazi apo Luli, Albana apo Enkelejdi, Dashi apo “qengja e luanë” të tjerë nga opozita që do të guxojnë të hedhin votën e parë. Të gjithë janë të mirëpritur”- shkruan Spiropali.

Sesioni i ri nis me votimin e dekreteve të presidentit për ministrat e rinj të kabinetit qeveritar, sipas propozimeve të kryeministrit Edi Rama, i cili krijoi nmë strukturë dy ministri të reja duke sjell në kabinet Blendi Gonxhe si ministër i Kulturës, Ekonomisë dhe Inovacionit dhe Adea Pinderin si ministre shteti për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin.

Konfliki politik mban peng nismat ligjore që kërkojnë 84 vota, si reforma zgjedhore apo ndryshimet në Kodin Penal dhe emërime në institucioneve të pavarura si Avokati i Popullit.

Prej nëntorit pjesa më e madhe opozitës proteston pasi socialistët rrëzuan kërkesat e saj për hetim parlamentar për konçensionet e qeverisë në shëndetësi dhe kërkesën për të pasur përfaqëues në komisionin e reformës zgjedhore.

Sesioni i vjeshtës u mbyll në një situatë të pazakontë ku seancat parlamentare i ngjanin më shumë një sheshi proteste, ku deputetët e opozitës ndiznin tymuese dhe përmbysnin karrtiget, ndërsa deputetët e shumicës ngrinin kartonin për të miratuar ligjet.

Socialistët në mënyrë të njëanshme ndryshuan ligjin për komisionet hetimore dhe rregulloren e Kuvendit, duke parashikuar masa ndëshkimore afatgjata deri në 60 ditë për deputetët që tentojnë prishjen e seancave plenare.

Po ashtu, PS kaloi punën e komisioneve parlamentare online me një vendim të kontestuar të Konferencës së Kryetarëve, i cili u mor pa praninë e opozitës dhe në mungesën e regjistrimit audio./ reporter.al/ 

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...