SHBA e BE rrëzojnë mashtrimin e radhës të Bashës: Nuk kemi ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore

Tuesday, 16 Janar 2024 16:25

Pas deklaratës së Lulzim Bashës, që justifikoi përdorimin nga Edi Rama për Reformën Zgjedhore, duke deklaruar se SHBA dhe BE kanë ndërmjetësuar për Reformën Zgjedhore, ka ardhur edhe reagimi i selive diplomatike që kanë përgënjeshtruar Lulzim Bashën.

Në një reagim për Syri TV, Ambasada e SHBA në Tiranë, ka hedhur poshtë gënjeshtrën publike të Lulzim Bashës, duke sqaruar e takimet me deputetët janë angazhim i përditshmërisë së tyre, ndërsa thekesojnë se për reformën duhen zbatuar rekomandimet e OSBE-ODIHR, që në raportin e saj kërkon reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse 

 

“Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim,” thuhet në reagimin e SHBA.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë, që i cilësoi thashetheme deklaratat e Lulzim Bashës, se SHBA e BE po negocion dhe mbështet reformën e njëanshme. 

“Unë e di që ka pasur thashetheme që qarkullojnë për përpjekjet e ndërmjetësimit etj… Më lini të them vetëm një gjë, për ne është tepër e rëndësishme që Shqipëria të ndjekë rekomandimet e misionit të OSBE- ODIHR,” tha ambasadori i BE, Silvio Gonzato.

Reagimet e forta të partnerëve ndërkombëtarë, vijnë pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama se do të bëjë Reformë Zgjedhore të njëanshme dhe Lulzim Bashës që po përdoret nga mazhoranca për të siguruar forcën e kartonit për një reformë në favor të Partisë Socialiste.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...